Në publicistikë, letërsi, art dhe kulturë, pasioni sjell talentin. Këtë e provon më së miri edhe trashëgimia publicistike, letrare dhe artistike e Isuf Rashës. Ndonëse nuk është ndonjë autor i njohur, në labirintet e laboratorit të tij krijues, (të shprehur në formë ditari) gjen dhjetëra artikuj problemorë, poezi, skica etj., (disa të botuar në gazetën lokale “Ushtima e maleve”, por shumica të pabotuara) ku reflektohen fakte historike, por edhe shqetësimi për mbarëvajtjen e punëve në ish kooperativën bujqësore të Zall Dardhës së tij të largët.…
Lexo më shumë
Pak kohë më parë, ndërsa po kërkoja diçka në dhomën ku dikur rrinte im atë, aty pranë librave dhe disqeve të vjetër të gramafonit gjeta një ditar të tij ku mungonin shumë fletë. Të gjithë rreshtat fshirë e prishur. Në ato fletë të zverdhura kishin mbetur vetëm tituj të ndryshëm këngësh dhe poshtë tyre edhe një datë.
Gjatë këtij itinerari ke mundësi të eksplorosh fshatrat e Njësisë Administrative Lurë, Parkun Kombëtar të Lurës dhe fshatrat e Njësisë Administrative Selishtë dhe pyjet e Balgjait, Kacnisë, Mbas Dejës, që janë vazhdim i Parkut të Lurës.…
Shijo ngjitjen në malin më të lartë të Shqipërisë, Korabin. Një udhëtim që do ju magjepsë nga çatia e Shqipërisë, ku do të njiheni me bukuritë natyrore të parkut Korab-Koritnik, kushtet e jetesës baritore në stane, kulturën dhe traditën e pasur të Maqëllarës, fshatrave turistikë të Radomirës dhe Rabdishtit, si dhe mikpritjen e gatimet tradicionale të dibranëve në familjet e tyre.…