Pika e mëngjesit. As zgjuar, as në gjumë.
Bie zilja e telefonit. E mbyll me përtesë. Bie prapë, shoh një numër të panjohur, por gjumi më doli dhe vendosa ta hap.
– Alë, alë! A n’ngjën!
– Po, po, ngjëj, po fël! – futem në rol, kurioz se kush mund të ishte ai që më zgjoi sot.
– Jam ni çobën!…
Kategori: KULTURE
Në dhé të huaj
Një grup njerëzish u larguan nga vendi i tyre për një jetesë më të mirë. U bënë bashkë tri-katër familje, se rruga ishte e gjatë, e vështirë. Ata kishin nevojë për njëri-tjetrin. Mbërritën në një vend që u pëlqeu; aty kishte shumë toka të mira dhe prodhuese, kishte lumë, pyll pa hesap, bjeshkë, gjithçka që duhet për jetën e njeriut. Puna e parë që bënë qe takimi me burrat e atij vendi për t’u kërkuar leje që të uleshin aty.…
Lexo më shumë
Kthim në vendlindje … i një kolegu
Në orën 9.30 u nisëm nga Tirana në drejtim të Kukësit. Organizatori i këtij eventi, miku ynë Dëfrim Methasani, na propozoi, që për të shkuar drejt Peshkopisë, në mungesë të rrugës së Arbrit ku ende po vazhdojnë punimet, do të ishte më mirë të merrnim rrugën nga Kukësi, e cila edhe pse nja 40 kilometra më e gjatë nga ajo e Bulqizës, do të na shpëtonte nga troshitjet e gropave të asfaltit.…
Lexo më shumë
Turi i Luginës së Shërimit
Përshkrimi i shtegut turistik të Luginës së Shërimit
Lugina e ka marrë këtë emër për vlerat kurative nga shfrytëzimi i burimeve termale të Llixhave të Peshkopisë dhe pjesës malore e bjeshkës së Skërtecit, pjesë e vargmalit të Korabit.
Udhëtimi në këtë tur është 3 ditor, por mund të organizohen edhe ture një ditore. Udhëtimi ëhstë shumë interesant, ku gërshetohet bukuria natyrore kuruese e ujërave të ngrohta termale, ajri i pastër i malit, gojëdhënat dhe vendbanimet historike të vjetra dhe të reja.…
Detaji artistik
Detaji në gjuhën shqipe ka kuptimin «hollësi», në sferën e ligjërimit të përditshëm. Në përdorime të tjera kjo fjalë mund të marrë edhe kuptime të ndryshme. Ne do ta përdorim në sferën e letërsisë artistike ose dokumentare kur për një ngjarje, personazh ose protagonist jetësor jepen detaje artistike, që rritin shkallën e emocioneve. Në veprat letrare, në biografitë e njerëzve të shquar gjejmë mjaft detaje.…
Lexo më shumë“Kronike e jeteve te humbura” nga dr. Orhan Sakiqi
Ditët e fundit, doli në qarkullim nga shtëpia Botuese M&B, botimi më i ri, me titull:”Kronikë e Jetëve të Humbura”, me autor Dr. Ing. Orhan Akil Sakiqi.
Libri përmban ngjarje të jetuara nga jeta e autorit Sakiqi, pjesë e kujtimeve të jetuara ndër vite, që nga fëmijëria e deri më sot. Autori, ngjatjet më të spikatura, së bashku me gëzimet dhe hidhërimet e jetës, të gërshetuara edhe me hapësirat kohore, i ka sintetizuar në këtë botim.…
Fjalë e frazeologjizma të rralla
Frazeologjizma të rralla
S’ka me krue dhamin: S’ka as për të kruajtur dhëmbin. Thuhet për dikë që është shumë i varfër, që nuk ka asgjë.
Berr’: Barrë kripe. Thuhet për një njeri që është shumë i bezdisshëm, të ngjitet pas.
U ba kamë e dër’: U bë këmbë e dorë: u fejua apo u martua.
Un’ e kërcun’: Urë e kërcu.…
Zyberi u flet të vdekurve
Të parët e një katundi u grindën se cili do të bëhej kryeplak. Njëri kërceu e tha:
Më mirë të bëjmë kryeplak Zyberin, se kështu nuk i ngelet hatri asnjërit.
Zyberi ishte më i humburi i katundit. E thirrën dhe i thanë:
Zyber, prej sot je kryeplak.
Unë nuk mund të drejtoj shtëpinë time, jo më katundin me treqind shtëpi.
Po paria e katundit nxori vulën e ia dha, duke mos pranuar asnjë kundërshtim nga Zyberi.…
Tre Hasanët
Për bujarinë dhe “bukën e Zajmit”, në gojën e popullit kemi edhe nji ankdotë:
“Hasan beg Zajmi, shquhej në Dibër për mikpritjen e tij. Si e shembi në dajak Jashar Gazi Toçin, kajmekamin turk në Peshkopi, i doli nami në nëndë malet e Dibrës. Pikërisht për këtë gjë e kapi cmira Hasan beg Xhilagën. Një natë, ky ndodhej për darkë tek Hasan beg Karahasani.…
Nezir Selita, njeriu i mençur i Matit
Të urtët popullorë u ngjajnë thesareve, sikur rilindin e jetojnë nëpër brezni. Ata lënë gjurmë mençurie, dritë mendje e zemre, dritë shpirti. Sot e kësaj dite si i thonë kur ndizen bisedat e odave në Mat, Dibër e më gjerë thonë më të moshuarit: Ka pas thënë Zirë Selita… Mendja e ndritur, kultura e odave, “akademia” e filozofisë matjane, dibrane e kombëtare u bë pronë e Nezir Haxhi Selitës, së Vinjollit të Matit.…
Lexo më shumë