Nga HALIL RAMA
Maqellara, njësia më e madhe administrative e Bashkisë Dibër dhe e qarkut me të njëjtin emër, për të dytin vit radhazi përjeton ditë-festën e saj. Nismëtarë dhe protagonistë të kësaj dite, dy kolegë gazetarë dhe shkrimtarë të njohur, Osman Xhili dhe Setki Jashari. Prej disa ditësh ata ftuan nëpërmjet rrjeteve sociale intelektualë të zonës, vendas e me banim në Tiranë, Peshkopi e Bulqizë, si dhe emigrantë të ardhur për pushime në vendlindjen e tyre.…
Argumentet e qeverisë se ndërtimi i HEC Skavica mënjanon ose parandalon përmbytjet në zonën e nën Shkodrës, është i gënjeshtër, pasi liqenet e HEC-ve në kaskadën e Drinit, kur ka shira me intensitet mbi 100mm shi në 24 orë dhe për një periudhë 4-5 ditë pa ndërprerje, detyrojnë autoritetet shtetëror (KESH) të shkarkojë nëpërmjet portave të shkarkimit përtej kapaciteteve të agregateve të prodhimit të energjisë deri në 2800-3200 m3/sekondë dhe duke shkaktuar kështu përmbytje në zonën e nën Shkodrës.
Pasi ka marrë më parë titujt “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës (Dekret Nr.11724, datë 17.09.2020), avokat (Liçensë nr.7979, datë 31.10.2014)dhe “Amabasador për paqe” (Dhënë nga Federata Botërore e Paqes Universale), shkrimtari dhe publicisti i njohur Halil Rama, më 21 qershor përjetoi emocionin e marrjes së titullit “akademik”, dhënë nga Bordi i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në Nju Jork-SHBA.…
Data 6 maj bëri bashkë një grup jo të vogël njerëzish. Kishin ardhur në Dibër nga anë të ndryshme të vendit, nga Tirana Shkodra, Çamëria, Tuzi, Shkupi, Tetova,Kosova e shumë rrethina të tjera. Natyrisht kishte dhe dibranë, që si vendas, që ishin, i shoqëronin dhe i respektonin miqtë, që na nderonin.Inxhinjeri Munir Hoxha, profesori Hysen Uka, poetesha Miranda Derti e shumë të tjerë e zbukuronin takimin me praninë e tyre.…
A duhet sakrifikuar Dibra? Si banor i kësaj treve dhe që i përkas moshës së tretë, me plot bindje dhe me plot argument Dibra nuk ka asnjë arsye për t’u sakrifikuar qofshin këto Rajonale apo Kombëtare. Dibra jo njëherë, por shumë herë është sakrifikuar për interesat e mëdha të Dibrës e mbarë vendit.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën të shtunën (16.04.2022) në qendër të Tiranës dhe marshuan në drejtim të kryeministrisë për të shprehur revoltën e tyre kundër planeve të qeverisë shqiptarë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
Sa herë lexojmë një libër të shkruar për vendlindjen, gëzohemi pa masë. Dhe kemi të drejtë, pasi brenda tij fshihen ndodhitë e hershme të fshatit, të cilët duke i lexuar mësuar apo kujtuar, çmallemi, mallëngjehemi dhe shpesh herë pyesim veten dhe themi: Heu bre, si nuk i paskemi ditur gjithë këto ngjarje? Dhe në të njëjtën kohë ndjehemi krenar për vendlindjen tonë.…