Nga Selman Meziu
Isha larguar prej kohësh. I fundit u largua vëllai i vogël, duke lënë pa bluar thesin e fundit të drithit. Trojet nën ujë, më thoshte babai, janë flori. Toka e plleshme prodhonte gjithçka. Edhe fikun kishte filluar ta piqte të amël. Kumbullat e verdha vareshin mbi degë. Rrushi i thanxëz kishte krijuar një trup me perimetër pesëmbëdhjetë centimetra.…

Më 21.06.2021, për arsye pune, udhëtova për herë të parë për në Dibër e ky ishte një udhëtim që me të vërtetë e hetova vetëm në vend, që u kishte munguar udhëtimeve të mia nëpër atdhe.
Në prozën e Xhafer Martinit një vend të veçantë zënë novelat (NOVELA, 2012). Në këtë vëllim janë përfshirë shtatë novela, që mbajnë titujt: “Korbin Kosta”, “Luna Kuna”, “Kushërira”, “Të dua, Bela”, “Trashëgimi”, “Bolsheviku i vogël” dhe “Balada e Drenushës”. Është një mëkat kulturor që këto novela kanë kaluar pa u vënë re, pa u analizuar dhe pa u përgjithësuar për vlerat e larta artistike që kanë.…
Njëzet e tetë vjet më parë, në nëntor 1992, mësova se lapidari modest kushtuar fitores së madhe në betejën epike të Lanë-Lurës, ( 26, 27 e 28 tetorit 1921), betejë ku Dibranët, (të vetëm, pa ndihmën e askujt, siç ndodhi në Vlorë më 1920 ku mori pjesë e gjithë Shqipëria) fituan betejën më të madhe (pas 18 betejave fitimtare të Skënderbeut kundër perandorisë osmane në Dibër në shekullin XV), betejën kundër pushtuesit serbo-jugosllav duke e mbyt atë në Drinin e Zi, lapidari simbol i asaj fitoreje u shkatërrua, u shkul nga vendi.…