Ka 10 vjet, që m’u krijua ideja për të shkruar një libër biografik për zonën time. Nxitjen për këtë ide ma dhanë disa kolegë e intelektualë dibranë, që kanë shkruar libra biografikë për zonat e tyre, si p.sh., për Sllovën, Shumbatin, Sohadollin, Grezhdanin, Maqellarën, Muhurrin apo Zall-Dardhën. Mirëpo nuk është e lehtë të shkruash një libër, sidomos një libër biografik.
Duhet të gërmosh thellë në kujtesën e popullit, në libra historikë, në arkiva apo muze, për të nxjerrë të dhëna e dokumente për të bërë një libër me vlerë.…