Muajt e fundit, një valë sulmesh ndaj Shkëlqim Canit janë publikuar në rrjetet sociale, duke e “kryqëzuar” atë si fajtorin kryesor për mosfillimin e punimeve në Rrugën e Arbrit dhe premtime të tjera që Partia Socialiste kishte dhënë katër vite më parë në Qarkun e Dibrës.
Shkëlqi Cani nuk është fajtori i vetëm për këtë. Ai është fajtor, po aq sa janë 2 deputetët e tjerë të majtë në parlament, si dhe 12 të tjerë deputetë të parlamentit nga Dibra apo me origjinë nga Dibra.…
Kategori: OPINION
Ç’KEMI ASAJ DIBRE
Tetor 2016
Ky muaj ka qenë i begatë për Dibrën. Deputetë, ministra, qeveritarë, drejtorë, opozitarë, kryetarë partish, të huaj, vëzhgues, shoferë, pastrues, të larguar e të harruar, iu rikthyen Dibrës së paku për një vizitë. Bënë ndonjë fotografi për të hedhur në Facebook, hëngrën jufka me çull a mish pule dhe u rikthyen në Tiranë. Sigurisht, me fitore. Zgjedhjet mbaruan.…
Lexo më shumëD I B R A : Ç’po ndodh?
Këto ditë kam ndjekur dy evente me njerëz të shquar dibran, siç ishte datëlindja e artistit dhe njeriut legjendë Kadri Gjapi, që në një mënyrë “bukovskiane” festonte nën shoqërinë e legjendës tjetër dibrane Fit Shehun, dhe morën shumë urime nga anë e mbanë botës kudo që ka dibranë. Eventi i dytë ishte promovimi në Tiranë i librit të dy bashkautorëve dibranë, Haki Përnezha dhe Ruzhdi Bitri, për toponiminë e Çidhnës, dhe ku shumë dibranë që ishin në Tiranë, uruan autorët për studimin dhe botimin.…
Lexo më shumëJALLA LEMA… “LUNGO ARBRIN”
Më në fund “Rruga e Arbrit”, aq e lakuar, aq e dëshiruar, nga kjo anë e ajo anë e kufirit shqiptaro-shqiptar; nga tiranasit, matjanët, dibranët këtej e dibranë andej, tetovarët, gostivarasit… doli e para.
Më në fund fleta u përmbys dhe rruga doli në krye të listës…
U tha me gojë të plotë në “Një biliard” dhe u shpërnda në efir nga toka në qiell e nga qielli në tokë, në valë satelitore e tokësore.…
Dibra e Arbrit
Një rrugë e munguar, për shembull Rruga e Arbrit, është një dëshpërim i madh, por s’ke ç’i bën, se për mungesën e saj faji s’ësht i yti. Një rrugë e nevojshme që ekziston por mbi të nuk ke kaluar, për shembull rruga Kukës-Peshkopi, është dëshpërim edhe më i madh, sepse për përtacinë tënde fajin e ke vetë.
Për qefin tim, me naftën time, me kohën time, edhepse nga ky dhe të tjera shkrime nuk marr asnjë kacidhe, atje jam nis.…
Ç’kemi asaj Dibre!
Ra bora dhe u pamë. Sa të bardhë ishim nga jashtë dhe sa të zinj nga brenda… U rrit çmimi i biletave për Peshkopi me 200 lekë që ditën e parë të Vitit të Ri.
Qeveria u lodh shumë duke nxjerrë deklarata për rrugët e hapura dhe ato ku përdoren zinxhirë. Rruga për Lurë, njoftim pas njoftimi, thuhej se ishte e bllokuar.…