… Lexo më shumëRruga e re që po ndërtohet nuk prek gjurmën e rrugës së vjetër, nuk e “djeg” bibliotekën e saj. Rruga e re shpon malet tejpërtej me 6 tunele me rreth 5 km gjatësi. Më i madhi, ndërtimi kryesor i Rrugës së Arbërit, është tuneli i Murrizit me 3246 m gjatësi. Inxhinieri Mark Pepkola i shpjegon botuesit të gazetës “Rruga e Arbërit” Musa Rriçku, se po punohet pa u ndalur në dy tunelet, kryesorin dhe atë të emergjencës.
“Është një vepër që do të kushtojë 240 milionë euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare.