Nga Abdurahim Ashiku
Një shtëpi e thjeshtë tiranase me avlli në një rrugicë që takohet me rrugën Hoxha Tahsim…
Një shtëpi e ringritur nga një zjarr në vitet shtatëdhjetë, zjarr që mori mes flakëve kujtesën e shkruar të tre brezave, por nuk preku kujtesën e të zotit të shtëpisë, Mentor Zeraliut, jeta e të cilit shkon drejt shekullit… Ulur në ballkon, përballë një limoni tek i cili, siç më tha, numëroheshin 180 kokrra të pjekura, me vështrimin mbi një karton mbi të cilin end figura me fara hurme të ndara në mes…
Ngrihet në këmbë, më përqafon dhe më fton të ulem përballë.…