Hidroenergjia në Shqipëri, nga Enver Hoxha tek EBRD-ja

Enver Hoxha, ish-diktatori komunist në Shqipëri, sundonte në një mënyre aq të çuditshme saqë ai e gjeti veten të izoluar nga sunduesit e tjerë komunistë. Midis gjërave të tjera, ai e përmbyti shtetin me 3 milionë njerëz me 750 000 bunkerë betoni, të ndërtuar duke injoruar njerëzit, natyrën por edhe rregullat ushtarake- duke parë se si disa prej tyre ishin ndërtuar përballë njëri-tjetrit.…

Lexo më shumë

Lobimi për Rrugën e Arbërit tani kërkon drejtim të ri

E veçanta e nismës tonë ishte se ne nuk do të bënim lojën e asnjë force apo kualicioni politik, ashtu siç nuk do të hiqnim dorë nga lobimi, pavarësisht presioneve, sulmeve dhe akuzave, që nuk munguan që në fillim.

Dorëzimi formal i peticionin nuk përbënte qëllim në vetvete. Objektivi ynë kryesor ishte fillimi i një dialogu konstruktiv me qeverinë. Për fat të keq, kjo nuk na e lejua.

Lexo më shumë

Me Duli Demën në një bisedë në hapësirën e 26 viteve larg

Duli Dema nga Amerika dhe gjipset e virgjëra të Dibrës

Për një çast ai emër në faqet e facebook-ut do të më kthente 26 vjet pas, në vitin 1991 kur në Shqipëri çdo gjë shkatërrohej kurse ai kërkonte të ngrinte një fabrikë për shfrytëzimin e një ndër pasurive më të mëdha në Dibër, gipset e alabastrat që shtrihen nga Kalaja e Dodës e përfundojnë tej kufirit shqiptaro-shqiptar, në Dibër të Madhe.…

Lexo më shumë

Sulejman Borova, artisti që i dhuroi vlera këngës dibrane

Pavarësish se vitet ikin, duket se vlerat e këngëve të tij vazhdojnë rrugën duke anashkaluar kufijtë e “Shqipërisë londineze” dhe aq më tepër qytetin e Dibrës, ku ai u lind. Me këngëtarin gjeni, me karrierë mbi 50 vjeçare, i cili prej tre dekadash jeton në Amerikë, në ditët e qëndrimit në vendlindje, kemi bërë një bisedë të lirë, i cili kujton dhe vlerëson kohën e krijimeve të tij artistike.…

Lexo më shumë

DO TË ELIMINOHESHIN NË KAMPE SHFAROSËSE…

Duke lexuar ngjarjet e qershorit 1948 tronditemi nga torturat dhe nga reprezaljet që ka bërë regjimi komunist në fillimet e vendosjes së pushtetit komunist në Shqipëri. Dihet se regjimi komunist ishte i egër, i pamëshirë dhe kishte në planet e tij shfarosjen e njerëzve gjoja “tradhtarë”, “kundërshtarë” të tij. Si në gjithë Shqipërinë edhe në Dibër u bënë arrestime të mëdha dhe të shumta për të eliminuar të gjithë njerëzit që mendohej se ishin të rrezikshëm, dhe që origjina dhe mendimi i tyre ishte e kundërt me regjimin.…

Lexo më shumë

E mira Mirandë, ti u dorëzove…

E çuditshme që shirat në këtë stinë në Toronto nuk po kanë fund. Bien dhe nuk mbahen mend kur filluan. Edhe dje njësoj. Ndërsa pikat e avashta të shiut rrëshqisnin në xhamin e dritares, një gjendje jo e mirë më pushtoi. Ti pret të ndrisin rrezet e diellit por fillojnë pikat e shiut duke krijuar imazhe të ngjashme me fytyra të njohura…disa herë më duken si fytyra të ëmbla fëmijësh që lotojnë.…

Lexo më shumë

Reportazh: Një ditë në burimet e Sopanikës
Seta, lumi që rrezikon të zhduket

Rruga për Peshkopi është rraskapitëse deri në kocka dhe pikërisht për këtë fakt tashmë të provuar, me zor arrita t’i bind disa nga shokët e kursit tim në fakultet. Pas disa tentativash bashkë me një shoqe (dhe ajo dibrane), ia arritëm qëllimit gjithsesi. U bëmë 10 veta nga të gjithë cepat e Shqipërisë dhe u gjendëm pikërisht mu në mes të bulevardit.

Lexo më shumë

Shiu që të kthen në kohë, në vitet e rinisë

Mua nuk e di pse sot më çoi në Prat të Selishtës për tu ndalë tek Pusi i Kurt Bodinit, për të zbrit thellë kovën e drunjtë prej pishe arneni e për të nxjerrë ujin e ftohtë. Nuk e di pse Kurti në një vend ku kishte kaq burime uji (një burim poshtë shtëpisë së tij, anës rrugës thuhej se është më i miri për kurimin e veshkave), kishte hap pus dhe e përdorte për të gjitha nevojat e shtëpisë.

Lexo më shumë

Shefqet Domi,“Ginesi” i mjekësisë shqiptare

Laboratori klinik-biokimik i unifikuar pranë spitalit Peshkopi, falë kontributit të Shefqet Domit, u bë një nga laboratorët më të kualifikuar në Shqipëri. Tashmë ai mban emrin e Dr. Shefqet Domi. Është vendosur paanësisht emri i duhur në vendin e duhur. Dr. Shefqet Domi punoi në shërbim të njerëzve plot 70 vjet, ai jetoi një jetë si njeri, por si mjek jetoi dy jetë.

Lexo më shumë
1 2 3 5