Rob Camillari, zv. Drejtori i zyrës së Europës dhe Azisë së USAID në Washington: Qeveria Amerikane nëpërmjet USAID dhe ajo Suedeze mendon që zhvillimi dhe prosperiteti i Shqipërisë do mund të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit ekonomiko-social dhe Turizmi është një sektor shumë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në ekonominë e familjeve dibrane dhe në përmirësimin e imazhit dhe mjedisit në Shqipëri.…
Lexo më shumëMuaj: Korrik 2017
Lugina e Drinit, një mrekulli natyrore e Botës
Nga Dr. Selman Mëziu
Nuk janë fjalë të pa vlera që përbëjnë një fjali të pakuptueshme. Por as fantazi trupash qiellor të largët me dymijë vjet dritë ku hamendësohet: ka jetë – nuk ka, ka hidrogjen apo oksigjen si elemente kimike të fillesës së gjallimit. Është një realitet që ka ekzistuar në mijëra shekuj, por, vlerësimi i asaj që lëviz, transformohet, zhduket, apo zbukurohet nga njeriu apo vetë faktorët klimatik ka mbetur pezull në memorien e kohës.…
Lexo më shumëBerishët e Muhurrit, si rast unikal në historinë Skënderbegiane
Romani i Naim Berishës “Të jetosh në paqe”, me bazë historike të vërtetë, është sa tërheqës dhe intrigues
Botime të tjera nga i njëjti autor
“Vjershë e ndaluar”
“Pengu i nëndheshëm“
“Shpirt i heshtur”
“Sagë e vjedhur kohe”
“Hiri i frymës”
“Lejlekët e lumit tim”
“Grindja e skeleteve”
“E drejta, e padrejta dhe kadiu”
“Kur grinden skeletet”
“Gjindja kishte ngrënë egjër”
“Dashurinë ta lë në shpirt”
“Sythi i paçelur“
“Vdekja e deles”
“Zëri i malit të Shënmërisë”
“Shpresa”
“Të jetosh në paqe”
“Sonete 1, 2” William Shakespeare
“154 sonetet e Shekspirit”
“Kashta e Kumtrit”
“Kaleidoskop” (mozaik)
“Luleçelur në degë të mollës”
Të gjitha këto botime i gjeni pranë librarisë M&B në Tiranë, Fleta XXI në Peshkopi ose mund ti porosisni pranë rrjetit të librarive Adrion në Tiranë
Barleti, Franku, Sokoloski, Pall, Stort, Stojanovski dhe shumë të tjerë biografë dhe studiues vendas dhe të huaj të Skënderbeut, evidentojnë Berishët e Muhurrit të Dibrës, si një rast unikal në historinë skënderbegiane.…
Lexo më shumëKlara, vajza 11 vjeçare që ngjiti malin e Korabit
Klubi Discover Albania që në muajin Mars 2017 organizoi një seri guidash që do të finalizoheshin në datën 2 korrik me ngjitjen në malin e Korabit. Për këtë arsye ky turne u quajt “Misioni Korab 2017”.
Që në Panairin e Turizmit u prezantova si guidë lokale dhe shkëmbeva kontaktet me përfaqësuesit e klubit, për përgatitjen e turit në Korabi. U formalizua gjithçka.…
Lexo më shumëZgjedhjet 2017: 6 deputetë për 4 parti
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mbaruan të dielën e fundit të qershorit dhe qarku i Dibrës zgjodhi të dërgonte në parlament 6 deputetë nga 4 parti të ndryshme.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të kenë nga dy përfaqësues të saj në parlament në këtë qark, ndërsa LSI dhe PDIU nga një.
Në gjithë qarkun e Dibrës, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan 73702 votues, ose 56.13% e 131 313 zgjedhësve të regjistruar në votime.…
Stebleva, fshati që nuk blihet
Stebleva, një nga fshatrat e krahinës së Gollobordës, 35 km larg nga Librazhdi, është një fshat i vizitueshëm gjatë verës. Rrethuar me pyje të lartë, ajër i freskët dhe gjelbërim ngado, është një oaz i mrekullueshëm në lindje të Shqipërisë.
Mersin Hoxha, kryetari i Shoqatës “Stebleva”, ndryshe nga kolegët e tij të shoqatave dibrane në Tiranë, që kujtohen për vendlindjen vetëm për Ditëvere a Shëngjergj, është kthyer ta drejtojë shoqatën e tij në Steblevë, aty ku ka trojet e të parëve të tij.…
Lexo më shumëKy gusht më gjen të martuar!
Unë nuk dua askënd, domethënë nuk jam e dashuruar me askënd edhe pse këtë ma pandehin kur refuzoj të fejohem me ata që më sugjerohen dhe që jo pak herë më imponohen.
E sosa filloren me një mesatare të mirë në krahasim me shumicën. E pranoj që mund të bëja më shumë dhe të dilja më mirë, po ja që logjika ime aq qe në gjendje të përthithte, shto pastaj faktin se, unë, nga natyra jam pakëz dembele.…
Çeta e shpresës
Politika e jashtme antikomtare e qeverisë së Zogut, marrëveshjet me Italinë e kishin shndrruar vendin tonë në një gjysëm koloni. Dalëngadalë po përgatitej agresioni i 7 prillit. Kudo në Shqipëri shpërthyen demostrata. Enjëjta situatë ishte në Dibër të Madhe e fshatrat rreth saj. Njerëzit kërkonin të organizoheshin, kërkonin armë. Jugosllavia përforcoi kufirin dhe as që bëhej fjalë për armë e ndihmë nga ana e saj.…
Lexo më shumëJosif Bageri i Rekës së Dibrës
Haki Stërmilli s’i mbeti borxh Dibrës në kohë të zisë
Dhe Dibra Haki Stërmillit po në të njëjtën masë.
Josif Bageri iu përkushtua me ashk e dashuri poezisë
Dhe për flamurin e Ismail Qemalit s’harroi të flasë1.
Un jom Shqypeja e Shqypënis
Sqohi, or zoqt e trimnis …
Un jom shpeza e furrikut,
Epni dërmën ma rrezikut.
Mjaft në t’errët, n’vorfuni,
Sqohi trima, zoqt e mi …2
I.…
Lexo më shumëRreth përkatësisë etnike të Vojsava Tribaldës “Kastriotit”
Nga Hilmi Sadikaj
Vojsava Tribalda pasi u martua me Gjon Kastriotin mori mbiemrin “Kastrioti”. Rreth përkatësisë etnike të saj në historiografinë skënderbegiane janë hedhur disa mendime. Shumica e këtyre mendimeve janë të përgjithshme, anësore e pothuajse kanë lënë pa prekur fare problemin, se cila ka qenë përkatësia etnike e familjes së saj. Burime të tjera, sidomos atyre që datojnë nga çereku i fundit i shek.…
Lexo më shumë