Talentet e Dibrës mbeten në “errësirë”


 

Çfarë do të thotë të jesh një talent?Talent do të thotë të bësh diçka që jo të gjithë e bëjnë. Ne jetojme në Dibër, në një vend që është lënë jashtë vëmendjes.
Kjo nuk do të thotë që ne nuk dimë të bëjmë asgjë dhe nuk kemi talente. Ashtu si në çdo vend të Shqipërisë që ka plot talente edhe në Dibër ato nuk mungojnë. Dibra ka të rinj e të reja që këndojnë shumë bukur dhe ato mund të triumfojnë në skena të mëdha.
Valltarë shumë të mirë, por për shkak të mentalitetit nuk kanë mundur të ndjekin ëndrrën e tyre për t’u bërë balerinë.
Nxënës që me imagjinatën e tyre mund të shkruajnë romane e të bëhen ndër shkrimtarët më të njohur në të ardhmen.
Kush mund të thotë që në Dibër nuk ekzistojnë gjenitë?!
Çfarë po ndodh me këto talente?
Ato po lihen jashtë vëmendjes së çdokujt dhe askush nuk po e merr mundimin thjesht t’i testojë. Këto talente po vuajnë pasojat negative të mentalitetit dibran e përballë këtij mentaliteti po gjunjëzohen.
A nuk është koha që ne të “ngrihemi”, të çajmë përpara?
Të bëjmë atë që shumë para nesh nuk e bënë dot?
Është pikërisht momenti që ne të mblidhemi dhe me talentin tonë të bindim të tjerët se ne vlejmë dhe nuk do të nënshtrohemi përpara traditave tuaja dhe indiferencës së institucioneve që na ndjekin nga pas si re të zeza!

Sarah DEDJA
Gjimnazi Maqellarë