Dibra ndodhet lindje të Shqipërisë, në një terren pothuajse malor. Ajo shtrihet në dy anët e Drinit të Zi duke u kufizuar në lindje me malin e Korabit, mali me i madh në Shqipërisë dhe në perëndim nga vargmalet e Lurës. Është një zonë ku Zoti është treguar shumë bujarë me bukuritë dhe pasuritë natyrore. Banorët e kësaj zone kanë fatin e mirë të jetojnë në një vend të bekuar nga Zoti, por fatin e keq që në këtë krahinë politika është bërë pengesë e zhvillimit total të kësaj zone.…
Lexo më shumëMuaj: Prill 2018
Rruga e Arbrit: Qeveria firmos kontratën, “Gjoka Konstruksion” gati të nisë punën
Qeveria shqiptarë, në mbledhjen e saj të datës 28 mars 2018, miratoi kontratën e koncesionit/ppp, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe shoqërisë “Gjoka Konstruksion”, sh.a., për përmirësimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr.634, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, qeveria miratoi kontratën e nënshkruar në fillim të shkurtit 2018, duke i dhënë autoritet të plotë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.…
Pajtim Beça, një histori suksesi në breg të Drinit
Njëzetë vite më parë, Pajtim Beça nga Vojnika e Maqëllarës, po hapte një rrugë me fadromë, nga ura e Topojanit, përgjatë bregut të lumit Drin. Nga gjyshi kishte trashëguar një copë toke dhe mendja i shkonte të bëjë diçka në atë vend. Tre muajt e verës do të bënte hamburgera, apo ndonjë ushqim tjetër të shpejtë për fëmijët që do të vinin për tu larë në lumë.…
Lexo më shumëRruga e Arbërit i bashkon shqiptarët
Sa herë që marr e lexoj gazetën “Rruga e Arbërit”, më kujtohet gjithë zona e Dibrës. Aq e bukur e mbresëlënëse, aq historike sa dhe e mbushur me këngët më të bukura të zonave që përmbledh rreth e qark saj. Më ka mbetur në memorien time që nga viti 1986, atëherë kur shkova për herë të parë në një stërvitje ushtarake…
Ndaj në këtë moshë kujtoj masivin e malit të Korabit, më i larti i vendit tonë.…
Cerjani, një fshat i braktisur dhe i rrënuar nga migrimi
Cerjani është një nga katër fshatrat e zonës së Bellovës që shtrihet në verilindje të qytetit të Peshkopisë, rreth 7 km larg tij. Ai është fshati më i largët i zonës nga qyteti, fshat kufitar. Ai ndodhet në lartësinë 1240 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet në një pllajë trekëndëshe në mes dy përrenjve, në rreze të vargmaleve të Korabit.…
Lexo më shumëRafting lumenjve të Dibrës që s’bëzajnë
I kam jetuar lumenjtë e Dibrës, të vegjëlit duke udhëtuar anash tyre, duke i kaluar në ura teli apo në trungje pishe me gozhda mbi pardia, thupra apo furde.
Në Murrë jam futur hurdhave të thella e zhytas kam provuar të kap ndonjë troftë rrëshqitëse sa edhe ngjalës ia kalon.
Me Drinin jam lidhur që fëmijë kur zhytesha hapa këmbësh mbi qafën e dajë Ganiut e më vonë lidhur pas mesit me hinka, “kunguj ujës” siç i quanim dhe i mbillnim në kopsht.…
“FERRA E PASHËS”
Plaku Zenel Dika, kishte ardhë enkas nga Luznia në Sinë, për të marrë pjesë në përurimin e “Muzeut të Kastriotëve”. Edhe pse i kishte tetëdhjetë vjet kokërr në kokërr, mbahej ende i fortë. Trupi i tij i rreshkur, pak i imët, dukej si dru thane që nuk thyhet kollai. Koka e bardhë nën qeleshe, ishte plot mend dhe të paplakura. Ishte një dibran tipik nga karakteri, burrëria dhe muhabeti.…
Lexo më shumëAsllan Keta: Më shumë se Partinë, dua Shqipërinë
JETESHKRIMI I ASLLAN KETES
Asllan Keta, sipas dokumentacionit zyrtar dhe arkivor ka lindur më 6 Maj 1928 dhe, këtë vit, ka 90 vjetorin e lindjes. Respektohet kjo datë sepse ajo shoqëron jetëshkrimin e tij në arkiva dhe në libra historikë. “Ishte i biri Bajramit dhe Tushes – shkruhej në “Certificatë- Lindje” lëshuar në shtator të vitit 1938, kur Asllan KETA, sipas dëshmisë që përpilonte mësuesi i shkollës fillore Asllan Zeneli.…
Lexo më shumëDr. Ahmet Alliu, mjeku i parë i Dibrës
Me mjekun e parë dibran, Dr. Ahmet Alliun, u takova para disa ditësh në mënyrë krejt të rastësishme. Kisha pyetur për të sa herë kishte rënë rasti, sidomos gati çdo ditë të bijën, Anjeza Alliu, kur punonja në Ministrinë e Shëndetësise dhe kisha mësuar se ishte mirë nga shëndeti, (përveç një inerventi kirurgjikal që e kishte kaluar me sukses) dhe bënte një jetë të qetë e normale.…
Lexo më shumëJashar Bunguri, gjeneral i bujqësisë shqiptare
Një pyetje për Bashkinë e Dibrës: A është “qytetar nderi” Jashar Bunguri?
Nga Abdurahim Ashiku
Fitim Bunguri
Ekam të fiksuar portretin e tij në zyrën e kryeagronomit të rrethit të Dibrës në solemnitetin e specialistit dhe të njeriut.
Isha asokohe agronom i mesëm në lokalitetin e Qendrës. Zyrat i kishim në nëndhesen e Komitetit Ekzekutiv të rrethit. Një kat më lartë, në krah të majtë kur ngjisje shkallët, ishin zyrat e seksionit të bujqësisë; zyra e shefit asokohe Idriz Lala, zyra e ekonomistëve, ajo e krye zooteknikut dhe kryeveterinerit e në qosh, majtas zyra e kryeagronomit.…