Të zbulosh, nuk është fatësi, ndërsa rastësi sigurisht. Ana tjetër e problemit qëndron se duhet të dish shumë, por, edhe shumë herë të kesh mëndje të holl. Rastësisht në një bisedë, degjova se nje djalosh nga Muhurri i Dibërës kishte garuar ne Genius Olympiad 2018 ne New York te Amerikes.
Dashuria e madhe qe kam per arsimin me shtyu qe te shkoj ta takoj këtë djalosh nga Muhurri.…
Lexo më shumë
I shoh çdo ditë, të lodhur, të rrudhur, të kërrusur nga mosha dhe hallet e jetës! Dikush edhe i qeshur dhe i fortë, dikush duke çaluar a duke kollitur! Janë prindërit tanë, ata që u robtuan një jetë të tërë duke punuar, duke na rritur, duke na edukuar e mësuar për jetën. I shoh çdo ditë stolave ulur, kafeneve, trotuareve, lulishteve dhe mendoj se dikur dhe ata patën një rini, një rini të tyren herë me re, herë me shi, herë me dimër e herë me pranverë e tani në perëndim të stinëve të jetës them se meritojnë diçka që ëndërruan; lumturinë që të jep produkti që ata ndërtuan!…