Në ndërtesën që njihet si Pedagogjikja e Peshkopisë dhe që është edhe sot në qendër të qytetit, mësimi ka filluar në vitin 1948, si për maturën e parë, ashtu edhe për nxënësit e shkollës së Dobrovës, që u bartën në shkollën e re, ku ishte konvikti. Konviktit në shkollën pedagogjike i përkiste kati i nëndheshëm, ose bodrumi, siç i thoshim ne, ku ishte mensa, kuzhina, magazinat, rrobaqepësia dhe disa anekse të tjera përkatëse.…
Lexo më shumëMuaj: Shtator 2018
154 sonetet e Shekspirit në gjuhën e Naim Berishës
Të shkruash mjafton të dish vetëm shkrim e këndim, ndërsa të përkthesh duhet të jesh i shumanshëm. Disa shkrues, pa qenë fare shkrimtarë, shkruajnë libra të mirëshitshëm, që rrëmbejnë vëmendjen e masës, duke luajtur me kuriozitetin, padurimin dhe dëshirën e saj për t’u dukur me kulturë. Përkthyesi nuk e ka aq të lehtë. Ai që përkthen duhet të jetë shkrimtar, poet, muzikant, historian, psikolog dhe mbi të gjitha, një udhërrëfyes i mirë në labirinthin e mistereve të letërsisë.…
Lexo më shumëMbetjet urbane në Bulqizë
… Lexo më shumë“Ne synojmë me këtë projekt që të vejmë Bashkinë Bulqizë përballë përgjegjësisë me situatën reale në terren e cila është përgjegjëse për ofrimin e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve urbane, të rrisë buxhetin që të përmirësojë cilësinë e shërbimit të pastrimit në mënyrë që të mbroje mjedisin nga ndotja që i vjen nga keqmenaxhimi i mbetjeve dhe hedhja e tyre pa kriter në mjedis nga komuniteti.
Një ditë në Prat, aty ku festojnë banorët e Katër Grykëve
Një ftesë nga Tofik Totraku
Natën e 20 majit 2018, ditën kur do të festonin Katër-Grykët e Dibrës festën pagane të Shënkollit në Prat, rreth orës 12.00 të natës, më ra zilja e telefonit:
-Përshëndetje! Jam djali i Mehmet Totrakut. Uroj që ke kthyer në vendlindje!
-Faleminderit dhe ju përgëzoj o Latif!
-Jo, nuk jam Latifi. Jam djali i vogël i Mehmetit, jam emigrant në Itali.…
Organizimet komunitare dhe demokracia
Demokracia është interesante! Ajo është shumë e mirë për t’u arrirë. Këtë po e provojmë në Shqipëri për afro 28 vjet.
E dalë nga sistemi diktatorial, ku vendim-marrja e centralizuar degjeneroi në censurë të fjalës e më tej në autocensurë, shoqëria shqiptare e gjeti veten në kaos organizimi. Ideologjia e trashëguar, jo vetëm në tekstet shkollore, por edhe në sjelljen e përditshme, u transformua në ideokraci.…
Ferma “Kaja” në Gjoricë, një histori suksesi përmes punës dhe sakrificës
Zenel Kaja i Gjoricës nuk ishte marrë shumë me bujqësi para viteve 2000. Ndonëse ai vinte nga një familje bujqish të talentuar, për shumë vite kishte punuar si ushtarak, në detyra të ndryshme. Për më tepër ai ishte djali i Bektash Kajës që kishte qenë për shumë vite kryetar i kooperativës së Gjoricës, njeri punëtor dhe që i dëgjohej fjala. Si pikënisje për aktivitetin e ri u bë vëllai i Zenelit, Mediu.…
Lexo më shumëKryeministri: “Punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë”
Qytetarët, edhe për shkak të mbështetjes politike, janë të ndarë në dy grupime: ata që besojnë te Kryeministri se nuk ka kthim prapa dhe ata që besojnë se gjithçka e reklamua është vetëm propagandë. Një vëzhgim të terren tregon se, pavarësisht opinionit të ndarë në dysh, punimet vazhdojnë.
Më 24 gusht kryeministri Edi Rama u tha “Mirëmëngjes” dhe u uroj një ditë të mbarë ndjekësve të tij në FB me një videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbrit, ku sipas tij, “punimet vijojnë me cilësi e ritëm të lartë sipas planit”.…
Lexo më shumëShën Mëria në Lurë, një festë si askund tjetër
Nga Erion Kristo
Lura ju pret!
Mes mrekullisë së 7 liqeneve dhe monumenteve të natyrës, mes pyjeve e luleve të rralla si askund tjetër, Lura është vendi ku në çdo troje e gur ku shkel, ka një histori për të treguar.
Dhe ne sot, do t’ju tregojmë një histori që nisi në këtë fundgushti, me festën e Shën Mërisë në Lurë.…
Dibra e Madhe pret Kampionët
Nga Defrim Methasani
Tashmë e shtuna e 8 shtatorit po afron dhe vëmendja e opinionit sportiv mbarëshqiptar është në Dibër të Madhe, qytetin shqiptar të Maqedonisë, që do të pres kampionët e boksit. Vëllezërit Keta, në vitin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kanë vendosur që të organizojnë pikërisht në këtë trevë të rëndësishme historike, këtë manifestim sportiv, që kalon kufijtë lokal dhe kombëtar, por diskutohet titulli kampion bote.…
Lexo më shumëSikur të kishim rrugë!
Unë, si një qytetar i thjeshtë i një zone të varfër dhe pa perspektivë njëkohësisht edhe bashkëvuajtës i gjithë problematikave që Dibra mban në vetvete them që do ishte ndryshe në qoftë se rruga e Arbrit do të ishte bërë me kohë. Gjërat sigurisht që nuk do të ishin kështu siç sot janë vetëm në qoftë se do të kishim një “copë” rrugë.…
Lexo më shumë