… Lexo më shumëGLV Integrimi loboi me Këshillin Bashkiak, i cili miratoi një vendim për sigurimin e druve për ngohjen në këtë qendër si dhe një sanitare në mënyrë që mjediset të mbahen të pastra. Nga ana tjetër, Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Dibër, ofron kafe dhe çaj falas për to, duke bërë që këto të moshuar të kalojnë ditën në mënyrë aktive në këtë qendër.
Ditë: 25 Tetor, 2018
Të lartësojmë çdo ndjenjë pozitive për moshën e tretë!
I shoh çdo ditë, të lodhur, të rrudhur, të kërrusur nga mosha dhe hallet e jetës! Dikush edhe i qeshur dhe i fortë, dikush duke çaluar a duke kollitur! Janë prindërit tanë, ata që u robtuan një jetë të tërë duke punuar, duke na rritur, duke na edukuar e mësuar për jetën. I shoh çdo ditë stolave ulur, kafeneve, trotuareve, lulishteve dhe mendoj se dikur dhe ata patën një rini, një rini të tyren herë me re, herë me shi, herë me dimër e herë me pranverë e tani në perëndim të stinëve të jetës them se meritojnë diçka që ëndërruan; lumturinë që të jep produkti që ata ndërtuan!…
Lexo më shumë