Menaxhimi i qëndrueshëm i pyjeve bashkiake nga komuniteti


Si të ndihmojmë në zhvillimin e ekonomisë në zonat e rurale të Dibrës në të gjitha fushat si në bujqësi, blegtori, mjedis, pyje, bimë medicinale.
Misioni i Agro Eko Dibrës: Të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë në zonat e varfëra rurale të Dibrës në të gjitha fushat si në bujqësi, blegtori, mjedis, pyje, bimë medicinale. Nuk është hera e parë që kjo organizatë ndeshet me sfida të tilla që duan angazhim dhe seriozitet. Vetëm para dy vitesh është realizuar një bashkëpunim me vlerë me projektin Sared, për zhvillimin e fermave blektorale në njësitë administrative Maqëllarë dhe Melan. Po kaq vlera ka patur realizimi i projektit “Rritja e vigjilencës mjedisore” në bashkinë Klos, mbështetur nga ALCDF-Ekonord. Një tjetër rezultat pozitiv për organizatën ka qenë bashkëpunimi me projektin “Natyra 2000”, në përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit rural.

Ky është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, i fituar nga bashkia e Dibrës dhe që zbatohet nga organizata Agro Eko Dibra.
Projekti ka si qëllim:
-Përmirësimin e situatës pyjore dhe faunës në territorin e vargmaleve të Kërcinit, duke zbritur poshtë lumit Drin, me qëllim rritjen e vizitueshmërisë nga turistët vendës dhe të huaj.
– Rritjen e kujdesit ndaj pyjeve me një proces të integruar, ku të gjithë aktorët të jenë pjesëmarrës dhe të zbatohen rreptësisht reformat dhe ligjet në fuqi.
– Mbrojtjen e florës dhe faunës së Dibrës, duke shtuar masat për ndërgjegjsimin e komunitetit dhe përfshirjen e institucioneve në përpjekjet për zbatimin e reformave dhe ligjeve që rregullojnë biodiversitetin.
Organizata Agro Eko Dibra dhe drejtori ekzekutiv i saj, Maksim Hajrullai, si hap të parë të punës së tyre menduan se ishte njohja e gjendjes reale, jo nga zyrat, apo raportet, por duke shkelur cep më cep terrenin ku do të zbatohej projekti në fjalë. Problemet ishin goxha të vështira dhe të natyrave të ndryshme, por stafi i punës piketoi disa si më kryesore: prerja e drurëve pa leje dhe vendosja e zjarreve në pyje; gjuetija e paligjshme dhe vjelja pa kriter e bimëve mjekësore, duke prishur situatën mjedisore; zhdukja e shumë bimëve dhe kafshëve të egra; shkatërrim i peisazhit dhe humbje e vlerave turistike; rritja e erozionit dhe krijimi i situatave degraduese të mjedisit.
Të gjitha këto probleme e vështirësonin mjaft zbatimin e projektit, por jo për ta bërë të pamundur. Stafi i organizatës do të gjente plot aktorë mjaft të interesuar për të bashkpunuar ngushtë, në një synim të tillë madhor.
Meqë projekti shtrihej në tre zona, Maqëllarë, Melan dhe Kala të Dodës, bashkëpunimi me pushtetin lokal, bashkinë dhe njësitë administrative respektive, ishte i domosdoshëm.
Një tjetër fushë bashkëpunimi do të ishte me inspektoriatin pyjor, me agjensinë e zonave të mbrojtura dhe policinë e rendit, me shoqatat e përdoruesve të pyjeve dhe kullotave, me inspektorët e ndërtimit dhe urbanistikës, me sektorin e emergjencës civile, prefekturën dhe bashkinë.
Organizata Agro Eko Dibra e ka të qartë se rruga është e vështirë, se rezultatet pozitive për vetë karakterin e problemit, vijnë ngadalë, pasi dhe vetë rritja e pyjeve është e tillë. Ajo që shkatërrohet në pak muaj, do vite dhe dekada për tu riparuar. Sfidat janë të hapura, duhen gjetur shtigje e mënyra për të realizuar idetë dhe projektin. Synohet që: të bëhet rehabilitimi i zonave të dëmtuara, pyllëzimi i sipërfaqeve të dëmtuara me llojet autoktone, harmonizimi i nevojave të popullatës me mundësitë që ofrojnë pyjet, krijimi i parqeve të vogla për komunitetin, shtimi dhe mbrojtja e faunës së egër.
Misioni i Agro Eko Dibrës tashmë është i qartë: Të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë në zonat e varfëra rurale të Dibrës në të gjitha fushat si në bujqësi, blegtori, mjedis, pyje, bimë medicinale. Nuk është hera e parë që kjo organizatë ndeshet me sfida të tilla që duan angazhim dhe seriozitet. Vetëm para dy vitesh është realizuar një bashkëpunim me vlerë me projektin Sared, për zhvillimin e fermave blektorale në njësitë administrative Maqëllarë dhe Melan. Po kaq vlera ka patur realizimi i projektit “Rritja e vigjilencës mjedisore” në bashkinë Klos, mbështetur nga ALCDF-Ekonord. Një tjetër rezultat pozitiv për organizatën ka qenë bashkëpunimi me projektin “Natyra 2000”, në përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit rural.
Në ditët e fundit të tetorit u zhvillua një takim i gjërë për menaxhimin e pyjeve në Maqëllarë, me drejtues organizatën Agro – Eko Dibra. Merrnin pjesë specialistë të inspektoriatit pyjor, të bashkisë, punonjës të njësisë administrative, kryetarë të fshatrave, dashamirës të pyjeve dhe të mjedisit, si dhe një grup gjimnazistesh, që i dhanë akoma më shumë gjallëri takimit. Diskutime, pyetje dhe probleme të ngritura. U vlerësua puna e mirë me pyjet e ulëta, në pronësi të fshatrave, forcimi i legjislacionit, krijimi i zonave të mbrojtura dhe u hodhën ide për të ecur më tej akoma. Kishte një dëshirë tek të gjithë për tu ringritur, për tu ndërgjegjsuar dhe për të punuar më shumë.
Mbrojtja e pyjeve është një domosdoshmëri dhe imperativ i kohës. Ajo kërkon një koalicion të madh njerëzish, njerëz me ide, njerëz me dëshirë për ta parë mjedisin e tyre të pastër, të gjelbërt dhe atraktiv, të bukur për vete dhe për fëmijët tanë.
Ky botim u mundësua nga AgroEko Dibra në kuadër të Programi Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).