Vështirë se Bulqiza do t’i binte ndokujt në vesh po të mos ishte për “gurin e zi me xixa”. Vendasit e qytezës veri-lindore të Shqipërisë kështu i referohen kromit, që gjendet me bollëk aty, në minierën më të madhe të këtij minerali në vend. E gjithë jeta e tyre është e lidhur me minierën, ashtu siç u ndërtua edhe qyteza rreth saj.…
Lexo më shumëDitë: 4 Shkurt, 2020
Minatorët e Albchrom në protesta, kompania krenohet me investimet
Nga Bujar Karoshi
Dhjetëra minatorë të Bulqizës protestuan më 26 janar në Tiranë, në një përpjekje për tu dëgjuar zëri i tyre nga institucionet qeveritare dhe kompania Albchrom. Ata u tubuan përballë Ministrisë së Financave ku bënë edhe njëherë publike kërkesat e tyre. Në një pankartë të madhe kishin shkruar kërkesat kryesore, mes të cilave është negocimi i kontratës kolektive më Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, rritjen e pagë, rishikim të normave të punës, njohjen e vështirësisë dhe vjetërsisë, dëmshpërblim për aksidentet në punë, ndalje presioneve dhe rikthimin e drejtuesve të sindikatës në punë, të pushuar padrejtësisht.…
Lexo më shumë