“Shikoni…menojeni vetë, kur nuk e çajnë kokën për Bulqizën që punon hala, si po menokan për ne?”. Gjen fuqi të thotë fjalinë e fundit minatori i vjetër.
Mirditori me gjasë nuk jeton më. Silikoza atij dhe shumë kolegëve ja kishte ngrirë mushkëritë nga thithja e kristaleve të pluhurit që lëshonin shkëmbinjtë sa herë shpoheshin në kërkim të mineralit. Lë mënjanë librin e mjeshtrit të reportazhit të gazetarisë shqiptare, të ndjerit Fatos Baxhaku dhe rrëmoj në kompjuter.…
Ditë: 8 Shkurt, 2020
Kur jetën ta prezanton ferri
… Lexo më shumëAgron Tufa në këtë libër ka kapërcyer kufirin e perceptimit njerëzor të ndodhisë. Ai nuk e ka shpikur atë, por ka ndërtuar mbi realen një shumësi rrëfimesh. Nuk kemi një vepër biografike, por një dhembje kumbuese deri në palcë. Kemi variacionin autorial të ngjarjeve, duke i rikompozuar tërësisht ato, duke u futur në thellësinë e mendimeve, në vuajtjet e zemrës, në dhimbjet e shpirtit, edhe pse historitë e rrëfimeve janë marrë nga dëshmi konkrete.
Ramadan Perhati, heroi i gjallë e njeriu i urtë
Ramadan Hazis Perhati i Qafë Murrës është nderuar nga Bashkia e Dibrës me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: Për kontribut të shquar si inxhinier, kryeinxhinier i drejtorisë së Përgjithshme të kërkimeve të naftës dhe Drejtor i Drejtorive të Shpimeve të Naftës, i metodave të reja e bashkëkohore në kantiere.
Ramadan Hazis Perhati është bir Qafëmurras, i Katër Grykëve të Dibrës. Ai lindi më 20 janar 1930 nga një familje me tradita te lashta patriotike dhe Atdhedashëse.…
Lexo më shumëUshtimat e një mentari
Nuk kemi ditur shumë. Ngjarjet përqark nesh kanë qenë të shumta. Kuptohet të gjymtuara në kohëra e hapësira. Trualli u përgjërua. Murrane të ftohta u përplasën egërsueshëm. Ato ngrinë e thanë gjithçka. Por nga grimcat biologjike të tokës një bimëz mbiu. Nga thellësia ajo mori forca energji për të përshëndetur diellin. E gegnisht e emnuan beri. Po, ai që han delet.…
Lexo më shumëMusa Lala, ikja pa kthim e një ikone
Nga Defrim Methasani
Një e nga një duket se ish-ët e dikurshëm të futbollit dibran po ikin dhe se historia nis të zbehet nga dëshmitarët e gjallë të saj.
Pas Shemsi Manjanit, nga të fundit është edhe Musa Lala, ish futbollisti i Korabit që në moshën 80 vjeçare iku nga kjo botë, duke lënë pas emrin e mirë të fiksuar në një histori që kurrë s’do të venitet, veçmas ajo kohë e artë, kur skuadra e Korabit në futboll doli për herë të parë në kategorinë e parë, pra bëhet fjalë në vitet 1962-1963.…
Dilemat e Shpendit
Ashtu si shpendët që nuk ndalen në fluturimin e tyre, ashtu dhe Shpendi Qoku, djaloshi nga Kllopçishti i Maqellarës, nuk di të ndalet në rrugëtimin e tij drejt suksesit. Pasi mbaroi shkollën e mesme, si të gjithë të rinjtë e tjerë, ai qe larguar drejt Italisë, në kërkim të një jete më të mirë. Punoi plot 15 vjet, kryesisht në zonën e Bolzanos, aq të njohur për kultivimin e mollës.…
Lexo më shumëNë Vranjt, aty ku rrezaton drita e diturisë
Sapo të kalosh Kubenin e të kthehesh djathtas në sfond, të shfaqet Vranjti i Kastriotit. Fshat me plot bukuri natyrore, peizazhe të blerta mbi cilën qëndron kurora e maleve. Deshati dhe zona minerale e gipsit u japin Vranjtit e Limjanit një bukuri të rrallë. Kalaja e Volës është dëshmia e lashtësisë, qëndresës shekullore e brezave në kohërat e Bizantit, të Skënderbeut e deri në kohët e vona.…
Lexo më shumëFisi Capa, një histori dashurie dhe mbijetese
FISI CAPA NE MAQELLARE.
Ardhja e fisit Capa në zonën e Maqëllarës duhet të ketë ndodhur diku 150 vjet përpara. Nuk mendohet që hasmëria të ketë qenë shkaku i kësaj zhvendosje. Më shumë se sa kjo, shkaku duhet kërkuar tek toka e begatë e kësaj treve, sasia e madhe në sipërfaqe dhe të qënurit afër Dibrës së Madhe, një qytetërim shumë i zhvilluar i kohës.…
Për misionin e Enver Kaloshit, arketipin Llan Kaloshi dhe Irfanin – një Kalosh
Enver Mehmet Kaloshi ka marrë përsipër një mision: Atë risk që për shkaqe politike fati i rëndë i rezervoi jetës së tij dhe gjithë sojit të tij gjatë komunizmit deri në krijimin e “Sagës së Kaloshëve”, siç e artikuloi me të drejtë shtypi pluralist, po e fikson në libra të dobishëm me vlerë që i kalojnë caqet e interesave personale, të familjes apo fisit.…
Lexo më shumëfjalë e frazeologjizma të rralla
Fjalë të rralla
K
►kallçaj / kaɫʧaj / kállçȃj-t’: Çorape grash, të shkurtër, prej leshit të deles, të cilët visheshin mbi çorapet e gjatë. Kallçajtë, sot bëhen me penjë të linjtë dhe quhen sporta: hoqi opingat dhe ecte veç në kallçaj. E njëjtë me kalcinj e kalcunja, nga it. calze, çorape.
►kërlup / kəɾlup / kërlūp-i: Tamahqar, i babëzitur, që han shumë: hajde kërlup, hajde; ai është kërlup i madh, s’e llȃ (ngop) asgja.…