Ç’kemi asaj Dibre!

Pas shumë muajsh ndërprerje të kësaj rubrike, po rinis me Presidentin. Jo se është i pari i vendit, por se e kemi “majkun ma t’majr”. Dhe “majkut t’majr” i pritet berri, i bahet fli e petulla e i jepet vend n’krye t’vendit…
Presidenti Meta ishte këtë muaj në Dibër. Rrugës u ndal te Ura e Topojanit. Për të bërë ca foto mbi Drin dhe për të parë urën e re të Edi Ramës, aty ku priten të mblidhen votat në prillin e ardhshëm.…

Lexo më shumë

Rënia e çmimit të kromit çon drejt kolapsit galeritë e Bulqizës

Mbi 30 kompani që kanë koncesione në Martanesh dhe Bulqizë kanë bërë shkurtime dhe kanë vonuar prej muajsh pagat për minatorët për shkak të rënies së çmimeve të kromit në bursa, duke zhytur në varfëri qindra familje që mbajnë frymën gjallë me punën nëntokë.

Shumë minatorë që po vuajnë mungesën e pagës shprehen se nuk kanë protestuar dhe as kanë denoncuar pranë institucioneve shtetërore, me shpresën se dita-ditës kjo situatë do të marrë zgjidhje.

Lexo më shumë

“O mirë se na erdhe!”

Të udhëtosh nga Tirana drejt Dibrës, vendlindjes, çdo herë ndjehesh mirë, aq më shumë që ky udhëtim është për festë, festën e Ansamblit Artistik “Kuvendi i Zall Dardhës”, ku do këndojnë e hedhin valle artistët më të mirë të Dardhës, aty në vendlindjen e artistëve.
Këshilli Bashkiak i Dibrës ka vendosur datën 1 gusht si Festa e Kuvendit të Zall-Dardhës, por për shkak të pandemisë, këtë vit festa u shty për në shtator.…

Lexo më shumë

Covid-19 “kyç” industrinë e turizmit

Në foto: Kulla “Hupi” në Bulqizë, një nga destinacionet e reja turistike në Dibër, e cila rrezikon të mbyllet nëse situata e krijuar për shkak të pandemisë do të vazhdojë. Foto: Sami Curri

Pandemia Covid-19 preku thuajse çdo sektor të ekonomisë. Por më e ndjeshme ishte situata në sektorin e turizmit që Shqipëria është shumë më e varur, si prej turistëve që vijnë nga jashtë, por edhe nga shqiptarët e trevave në Kosovë e Maqedoninë e veriut. Fushata e fundit “Pusho Shqip” për të stimuluar atë që quhet “turizmi patriotik”, mund të ketë mbushur plazhet, por në zonat malore, nuk duket një situatë e ngjashme.

Lexo më shumë

Vlerësim për figurat atdhetare dhe kulturës popullore

Gjatë ceremonisë solemne të organizuar para Pallatit të Kulturës së Peshkopisë, Kreu i Shtetit çmoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën në Republikën e Shqipërisë, atdhetarin Elez Isuf Ndreu (pas vdekjes); me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Ahmet Camin (pas vdekjes); ndërsa me Dekoratën “Nderi i Kombit” Edip Tërshanën (pas vdekjes) dhe Hazis Ndreun (pas vdekjes).
Me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Presidenti Meta dekoroi kompozitorin, orkestruesin dhe producentin muzikor Edmond Zhulali, si dhe artistin e mirënjohur Arif Vladi, ndërsa me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, Muharrem Xhedikun (pas vdekjes).…

Lexo më shumë

Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi Muzeun e Kastriotëve në Sinë

 

Tridhjetepesë vjet pas inaugurimit të Muzeut të Kastriotëve në Sinë të Dibrës, një vizitë impresionuese këtu në vendorigjinën e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e kreut të shtetit shqiptar Ilir Meta, do të shërbente për ripërtëritjen e traditës së kësaj zone. Një ditë historike kjo, pasi referuar pikërisht veprës madhore të prof.Kristo Frashërit “Historia e Dibrës”, që qëndron hijerëndë përkrah busteve të Gjon, Pal e Gjergj Kastriotit në hyrje të Muzeut, presidenti Meta, ashtu si edhe elita historike e kombit që vizituan këtë muze para dy vitesh, do të “legjitimonte” këtë fshat si vendorigjinë e kastriotëve.…

Lexo më shumë

Neshat Ndreu, organizatori i festës së 18 shtatorit në Zall Dardhë

Organizimi i veprimtarive festive të datës 18 shtator 2020 në Zall Dardhë, ka një emër. Ai është Neshat Ndreu – President i Shoqatës “Ansambli Kuvendi Zall Dardhë”. Nëse para një viti, me rastin e 70-vjetorit të këtij Ansambli, Neshati organizoi një koncert festiv në pallatin e Kulturës Kamëz, ku ky ansambël u dekorua nga Presidenti Meta me Urdhërin “Naim Frashëri” të Klasit I, këtë 18 shtator festa mori karakter gjithpërfshirës.…

Lexo më shumë

VLERËSIM I MERITUAR PËR GAZETARIN

Tre prej librave më të arrirë artistikisht të Halil Ramës, monografitë: “Një legjendë në kufirin e dy kohëve”, “Gjenerali që sfidoi kohërat” dhe “Muhurri, histori dhe personalitete, janë botime te Shtëpisë Botuese “M&B”

Nga SHPENDI TOPOLLAJ

Nuk më duket shumë serioze, reagimi i ndokujt, që sa herë Presidenti i Republikës, dekoron figura të shquara të historisë; luftës, punës, artit, kulturës a sportit, nisin nga qesëndisjet, duke aluduar se ai e bën këtë për të shtuar radhët e përkrahësve të tij.…

Lexo më shumë

Shpopullimi i Dibrës është i dhimbshëm

Bahçja e fermerit Shefki Prifti në Sinë të Dibrës, një parajsë e vërtetë! Në këtë vend të begatë, perlë e natyrës, vetëm dy kilometra sipër luginës pjellore të Drinit të Zi, që ka përballë Korabin dhe sipër Runjën hijerëndë e kreshnike, për herë të parë në këto tridhjet vjet vjen Presidenti i Republikës. Dhe Shefki Prifti, një ndër kuadrot e njohur në gjithë Dibrën e pret atë sipas traditës dibrane.…

Lexo më shumë

Eh sikur kështu të fliste për Drinin edhe në Zallë-Dardhën që mbytet Presidenti!

I kërkoj ndjesë zotit president që tjetërsova emrin “Vjosa” në “Drini i Zi” dhe emrin “Kalivaçi” me emrin “Skavica”. Besoj se do ta pranojë ndjesën sepse e din se sa i dashuruar jam pas Drinit të Zi dhe luginës së tij dhe se sa e urrej mbytjen e Dibrës nga ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.

Presidenti ynë Ilir Meta ishte në Zallë- Dardhë të Dibrës.…

Lexo më shumë
1 2 3