Botimet: Skanderbeg Books
ISBN: 978-9928-221-37-7
Nr. faqeve: 366
Çmimi: 1200 lekë
Përtej asaj që është e mundshme, në krejt pamundësinë e saj, me një sforco gërryese, ethëse, të brishtë dhe shpërbërëse hera-herës, ajo arriti të ngrihej me plagën e pambyllur. Mori pak letër…, dhe mori një penë. E nisi të shkruajë…
“Nuk është e lehtë për prindin ta lyejë bojën me të zezë…” kishte shënuar më parë se kaq, në faqen e ftohtë të ekranit, teksa në një çast përhumbjeje, në mosbesimin e vazhdueshëm për të mos pranuar fatin deri në skajin më ekstrem, vendosi t’u japë miqve lajmin e trishtueshëm, se djali i saj i vetëm, në një pamundësi jete shkoi përtej, atje ku askush nga të gjallët nuk e di, në është ferri i frikshëm dhe djalli ndëshkues, apo parajsa e pretenduar, shtruar me bardhësinë hyjnore.…