Nga Hysen Likdisha | BIRN | Bulqizë
Procedimet e pakta penale dhe mungesa e akteve nënligjore nuk e ka ndaluar shpyllëzimin në qarkun e Dibrës, ku ekspertët paralajmërojnë se masakra ndaj pyjeve nuk do të ndalojë pa diversifikimin e burimeve energjetike.
Me 7 shator 2019, Rolandi ishte ulur me dy shokë në një kafe-karburant buzë rruge në Bulqizë, kur përpara tij ndaloi një kamion i mbushur me trungje ahu të prerë në pyll.…

Pas një zvarritje prej rreth 5 vitesh, më në fund Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, me Vendimin nr.208 datë 09.06.2021, ka zbardhur vendimin, për zgjidhjen e konfliktit, mes një kompanie të kultivimit të peshkut, Bio-Trofta Dibër, mbi lumin Seta dhe asaj të hidrocentralit “Balkan Green Energy” (BGE), te cilat shfrytëzon ujin e lumit Seta, për bizneset e tyre.…
Pasdite gushti. Dielli po i afrohej përvëlues vargmalit të Runjës. Me ato njollat bukuroshe të pyjeve të ahut, sikur t’i kishte vendosur ndonjë arkitekt peizazhist. Megjithëse, njeriu edhe atje, ka filluar me i zhgarravit ato. Më duhet të le udhën majtas. E të ngjitem djathtas. Çuditërisht para pak vitesh ajo vazhdonte rrafsh. Ndërsa tani në ngjitje dhe e gërryer nga shirat.…
Radoveshi njihet historikisht si një ndër fshatrat më të begatshme të krahinës së Gollobordës. Doje drithëra, i gjeje; doje pemë, i kishe me bollëk; doje livadhe e pyje, nuk mungonin në të katër anët; doje trima, gati ishin në çdo kohë; doje nuse për shtëpi, nuk zhgënjeheshe; doje ustallarë, mjaftonte t’i kërkoje; doje mundës, kampionë i kishe; doje burime, mund te freskoheshe si askund tjetër.…
Historia shqiptare dhe ajo e Dibrës në mënyrë të veçantë, ka kaluar në periudha tejet të vështira. Njëra prej tyre, padyshim që do të ishin vitet 1913 deri më 1920, që përkojnë me mësymjet e shpeshta serbe, për të marrë Dibrën, e më pas për të dalë në zemër të Shqipërisë. Bilancet janë tronditëse dhe që ngelen gjatë në kujtesë.…
I DASHUR DURO,
Më 2 tetor 2021, ora 10.00 -11.00, në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë, u promovua libri: “Kalabardha – Kështjellë e Arbërisë”, i autorëve Kadri Dauti dhe Arif Shutina. Pavarësisht kufizimeve për takimet për shkak të situatës së pandemisë, mes miqve dhe bashkëpatriotëve të shumtë të krahinës së Kalabardhës pjesëmarrës në këtë promovim ishin mjaftë personalitete e intelektualë të shquar të trevës së Dibrës e më gjerë si: Prof.…
Naimi është poet, poet i këngës dhe i etnopsikikës dibrane, por jo vetëm. Poetë ka shumë, por poetë të këngës numërohen me gishtat e dy duarëve, ndoshta edhe pak më shumë. Në kryeradhë, Poet Kënge mbeten Gjokë Beci, Lefter Cipa, Naim Plaku e ndonjë që nuk më kujtohet.