Reportazh: Në Rrugën e Arbrit, ditën që duhej të ishte përfunduar
… Lexo më shumëNjë tunel i Murrizit me një heshtje të frikshme, një asfalt me vijë të verdhë në mes, që po del, shembje e shtrembërime trasesh, shpate të zhveshura e përçudnuara. Ku është nusja me emrin historik “Rruga e Arbrit”, që nis nga sheshi Skënderbej në qendër të Tiranës? Ku është kjo nuse në imagjinatën tonë: e hijshme, panoramike, e veshur me guida turistike, jetëdhënëse?

A duhet sakrifikuar Dibra? Si banor i kësaj treve dhe që i përkas moshës së tretë, me plot bindje dhe me plot argument Dibra nuk ka asnjë arsye për t’u sakrifikuar qofshin këto Rajonale apo Kombëtare. Dibra jo njëherë, por shumë herë është sakrifikuar për interesat e mëdha të Dibrës e mbarë vendit.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën të shtunën (16.04.2022) në qendër të Tiranës dhe marshuan në drejtim të kryeministrisë për të shprehur revoltën e tyre kundër planeve të qeverisë shqiptarë për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.
Dibra ka një monument të madh. Përmasat e tij kanë përmasat e rrethit, shtrihen nga mali i Korabit në malin e Dejës, nga liqenet e Valikardhës në liqenet e Lurës. Monumenti është vepër e krijimtarisë dhe e djersës së popullit dibran. Një bisedë, qoftë kjo e ilustruar më së mirë flet pak për madhështinë e vërtetë të këtij monumenti, Veprave Ujore të Dibrës.…
Thirrjes së këngëtarit të mirënjohur Arif Vladi, për të ngritur kullën muze të Dom Nikollë Kaçorrit, nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë dhe zëvendëskryeministrit të qeverisë së Islamil Qemalit, i janë përgjigjur pozitivisht djemtë e Lurës dhe qytetarë shqiptarë brenda e jashtë vendit
