Projekti i hidrocentralit të Skavicës përfshin një digë të madhe të ndërtuar në një grykë të pacenuar me shkëmbinj të lartë pranë fshatit Skavicë në bashkinë e Kukësit. Ndikimet më të theksuara do të ishin në bashkinë Dibër. Rezervuari i madh do të ndikojë, sipas bashkisë, deri në 15,138 hektarë (58 milje katrorë) tokë, kryesisht tokë bujqësore dhe pyje, por edhe 41 fshatra. Me disa mijëra njerëz të zhvendosur, Skavica mund të ketë ndikimet më të këqija sociale nga çdo digë e ndërtuar në Evropë në shekullin e 21-të.
Deri më tani, nuk ka asnjë informacion zyrtar për projektin dhe vendndodhjen e digës, pasi vlerësimi i ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) pritet të përfundojë në fund të vitit 2022. Por sipas promotorit të projektit, Korporata Energjetike Shqiptare ( KESH), diga ndoshta do të jetë 147 metra e lart.
Lexo shkrimin e plotë në lidhjen më poshtë:
https://www.bulqizaime.al/diga-e-skavices-gjeja-e-fundit-qe-i-duhet-shqiperise/