Ministrja e Infrastrukturës: Në tunelin e madh kemi një ecuri hapje 3100 metra, të cilat janë të gjitha të armatuara, pra, kemi edhe 700 metra final që do të dorëzohet vepra. Te tuneli i emergjencave, deri më sot (22 korrik), janë hapur 3600 metra, pra, ka dhe 200 metra për t’u përfunduar.
Nga BUJAR KAROSHI
Kur kryeministri Edi Rama prezantonte programin e qeverisë së tij në Parlament më 11 shtator 2013, duke folur për infrastrukturën, tha se “do ta nisim nga Rruga e Arbrit si prioritet…” Ky ishte premtimi më serioz pas zgjedhjeve, ndërsa gjatë fushatës elektorale u kishte thënë dibranëve se “Rruga e Arbrit është një projekt kombëtar, është një projekt shumë i rëndësishëm, jo vetëm për ju, por është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.…
Lexo më shumë