Gëzim LOKA: Kjo trashëgimi historike e Dheut është bërë pronë- e kujtesës kolektive të brezave luras dhe do të udhëtojë ende në shekuj e mijëvjeçarë, si një mesazhim vlerash që u krijuan në kohë të vështira për Lurën dhe që iu mbijetuan të gjitha kohëve.
Nuk është e lehtë të shkruash për Kararet e Dheut dhe t’i shohësh në këndvështrimin tënd, kur rreth tyre ka pasur dhe ka ende orvajtje serioze të autorëve të njohur për të depërtuar në arealin e krijimit dhe funksionimit të tyre në kohë-hapësirën luriane.…

Kërkesa për krijimin e bashkisë në Kalabardhë është nevojë jetike për rivitalizimin e kësaj krahine atdhetare dhe të lavdishme. Por vetëm kërkesa për bashki shqiptare është legjitime, e drejtë. Kërkesat për krijimin e bashkisë minoritare janë fallco, janë haptazi antikombëtare, antikushtetuese, diskreminuese për popullsisë kalabardhasve dhe për këtë krahinë kreshnike shqiptare. Sepse kërkesat e linjës maqedonase dhe asaj bullgare janë pa asnjë bazë etnike, se nuk ka asnjë kokë njeriu maqedonas apo bullgar në Kalabardhë.
N
B