Kush po i vjen Radikes…

Nga Edi Lesi

Eshtë hera e tretë që shtatoret e heronjve të kombit na përcjellin me indiferencë në bulevardin e blinave të Peshkopisë, në fushatën tonë të vendosur për të gjetur shpirtin e këtij qyteti, ata trubadurë bohemë tek të cilët qëndrojnë tiparet e një komuniteti të vogël.

E kërkuam më kot vëmendjen e shtatoreve edhe në 4 të mëngjesit, edhe një natë më parë, kur qemë fillthi aty, e sot që është e Djelë, ngjan përpjekje e dëshpëruar pasi ka shumë njerëz që e kanë mbushur deng në dy anët këtë shëtitore të fiksuar herët në memorie, prej atyre kartolinave të vjetra të vitit të ri.…

Lexo më shumë

Prof. Adem Bunguri zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave

 Ai ka formuluar dhe argumentuar shkencor për të parën herë hipotezën anatoliane të migracioneve të Bronzit të Hershëm në Shqipëri dhe Kosovë, në kundërshtim me hipotezën e migracionit “kurgan”, që ka mbizotëruar deri vonë në arkeologjinë prehistorike shqiptare. Kjo hipotezë e re, ka përmirësuar ndjeshëm dinamikën e proceseve të formimit të kulturës së Bronzit të Hershëm në Shqipëri, substrati mbi të cilën u zhvilluan më vonë proceset e formimit etno-gjenetik të popullsisë ilire.
Lexo më shumë

Muka: Akoma nuk e kemi “Rrugën e Arbrit”, as si trase, as si punime cilësore

Unë mendoj se akoma nuk e kemi “Rrugën e Arbërit”. Nuk e kemi atë as si trase as si cilësi. Me çfarë shihet në terren, konstatohet që është punuar pa përgjegjësi (çfarë e lejon mungesa e ballafaqimit me projektin) dhe me ritme krejt të ngadalta (çfarë e vërteton kohëzgjatja afro 20 vjeçare). Për t’u informuar konkretisht është e domosdoshme të konsultohet projekti dhe të japë shpjegime supervizori.

Lexo më shumë

Balluku: Në nëntor 2023 nisin punimet në Skavicë

Belinda Balluku, zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi gjatw analizws vjetore tw ministrisw sw në nëntor të vitit 2023 do të hapet kantieri për HEC-in e Skavicës.
Sipas Ballukut, projekti vlerësohet të kushtojë rreth gjysmë miliardë euro gjatë pesë viteve të ndërtimit.
Ai synon ta bëjë sistemin hidroenergjetik të Shqipërisë më pak të varur nga moti.
Puna përgatitore për atë që do të jetë projekti më i madh i ndërtimit në Shqipëri që nga rënia e komunizmit në 1991, vjen ndërsa rajoni i Ballkanit Perëndimor – krahas Evropës dhe Perëndimit – përpiqet të reduktojë varësinë e tij nga importet e gazit rus.…

Lexo më shumë

TUNELI

Nga Kamber Faruku

Duke menduar për Tunelin e Murrizit, nuk e di pse mu ngjitën si rrodhe në tru Tunelet e letërsisë.Njëri prej tyre, romani Tuneli i Dhimitër Xhuvanit.Shkrimtari mendoi të ndërtojë një vepër letrare në atë kohë diktature, por masivi i fjalëve dhe panelet e paragrafëve u shembën dhe e zunë Dhimitrin brenda.I dhanë shkrimtarit të mbuluar nga pluhuri i fjalëve një kazëm në dorë, e përzunë nga Tirana, e ndanë edhe nga familja, dhe e çuan të hapë kanale që të mbushet me mend nga klasa puntore.Të…

Lexo më shumë

Baltovine në mbrojtjen e natyrës, Skavica dhe COP15

Opinion nga Dr. Selman Mziu

Populli shqiptar i mbetur, në vlagën e përkoshme të atdheut të tij, sigurisht dhe i mbytur nga lotët e syrgjinosjes të rinisë edhe fëmijëve që braktisin shkollat, kërkon të njihet se çfarë u vendos në Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi bioshumëllojshmërinë (COP15) nga
data 07.12.2022 – 19.12.2022 në Montreal të Kanadasë. Duke vazhduar më tej populli
i varfëruar dibran e lugina e Drinit të Zi e shkretuar e shpopullar më shumë se kudo
në Shqipëri, kërkon, dëshiron të dije se çfarë u fol e çfare u vendos në këtë konference
mbarë botërore për ekosistemet natyrore dhe kujdesjet e politikbërsve e njeriut në
ndërhyrjet e tyre në këto ekosisteme.…

Lexo më shumë

Nga Dibra në Dibër, përmes Strezimirit, Restelicës, Shishtavecit dhe Radomirës

Nga Fitim Dika

Ishte fundjava e parafundit e 2022 dhe, tre miq, duke shfrytëzuar kohën e kthjellët me diell, temperaturat e larta dimërore dhe shkrirjen e borës në mbi 2000m lartësi mbidetare, dëshironin të bënin një udhëtim që ngjason shumë me një aventure, sado që ishin të përgatitur.
Një ditë më parë kishim marrë leje nga policia e Kosovës për të kaluar pa kontroll kufirin e mbyllur mes Strezimirit dhe Restelicës, sëbashku me Butrint Selën dhe Brezar Dibrën,u nisëmdrejt Korabit.…

Lexo më shumë

Ura që rënkoi për më shumë se gjysëm shekulli

Nga Selman Meziu

Materie e ngurtësuar dhe shpirtërore. Ura – mjet lidhës. I dy brigjeve përrenjsh, lumenjsh edhe vijash uji. Lidhje miqësore, urë lidhëse në mes popujve, kulturave, traditave…
Ura e Çikut lidhte dy brigje. Shullanet, brigjet rreskore (shiste argjilore S.M.) e fisit Lala. Në mes i ndante lumi Murra. Emrin thuhet se e mori nga fshati Qafë Murrë, nga ku fillojnë damarët e kaltër me burimet e tyre të saj.…

Lexo më shumë

Bimët mjekësore, mundësi të reja të kultivimit

Nga Osman Xhili

Vetëm pak ditë më parë përfundoi në qarkun e Dibrës, një projekt i GIZ-it për bimët mjekësore. E kush më mirë se dy shkencëtarët e bujqësisë dibrane, Dali Horeshka dhe Zyber Gjoni, do ta merrnin përsipër një barrë të tillë. Daliu, ekonomist me përvojë dhe njohës i shkëlqyer i bujqësisë, kurse Zyberi, doktor shkencash, ish pedagog i universitetit studiues dhe grumbullues i bimëve mjekësore.…

Lexo më shumë

Rrugëtimi profesional i një minatori

Shefqet Duriçi, novatori e muzikanti i shquar në Bulqizë

ME RASTIN E 75-VJETORIT TË MINIERËS SË KROMIT BULQIZË,1948-2023.

Nga Bashkim Lami

Në fisin Duriçi në Vajkal me traditat më të mira patriotike, dallohej në vite përpjekja për të jetuar me dinjitet duke punuar, por më veçanërisht në këtë shkrim do të sjellim një familje zanatçinjsh në disa breza. Shefqet Duriçi ka lindur më 1942 në Vajkal Bulqizë në një familje zanatçinjësh dhe të përkushtuar ndaj punës, babai i tij Asllani dhe xhaxhai Arifi kanë qenë mjeshta të ndërtimit të shtëpive bashkë me Ismailin e Selmanin, por edhe të punimit të orendive shtëpiake, për të jetuar me ndershmëri dhe për të arritur objektivat për të edukuar e shkolluar fëmijët, që të bëhen të zotët për jetën e tyre.…

Lexo më shumë
1 2 3