Llixhat e Peshkopisë, nis sezoni i vjeshtës


Qendra Balneare “Enver Shehu”, e njohur ndryshe si Llixhat e Peshkopisë, ka hapur sezonin e vjeshtës për vizitorët. Ka disa lloje sëmundjesh që rekomandohen për kurim në ujërat termale, por kryesoret janë sëmundjet reumatizmale kronike, artrozat, neuritet periferike kronike, gjendjet pas frakturave traumatike, plegjit, hemiplegjit e tetraplegjit, hipertensioni arterial esencial pa insufiqencë kardiake, disa sëmundje të aparatit tretës si gastritet, kolitet, infeksinet kronike urinare, urolitjazat, kolelitiazat, disa sëmundje gjinekologjike si hipoplazit uteri infeksionet kronike të uterusit sterilitetin primar e sekondar, disa sëmndje të lëkurës si ekzema e mykozat e lëkurës etj.
Vetitë mjekuesë të ujit termomineral kanë të bëjnë me përbërjen kimike, hiperterminë natyrale, përmbajtjen e gazrave të tretur, veçanërisht hidrogjen sulfiti në përqendrime mesatare 54 Mg %, radioaktivitetin në nivel kurativ, gjurmët e metaleve të rralla, bakteriet jo patogjene dhe algat.
Vetitë mjekuese të ujit mund të merren me anë të banjove në ujin termomineral që arrin temperaturën afër 40OC duke qëndruar për 10-15 minuta në ditë, nga 10 në 15 ditë rresht. Banjot mund të bëhen dy herë në vit, por jo më shpejt se 6 muaj.
Duke rezervuar në një rrjet shërbimesh hotelerike përreth qendrës balneare, ju do të merrni edhe një orar të fiksuar për seancën e banjove në ujërat termale. Gjatë sezonit të pranverës dhe vjeshtës qendrën e vizitojnë mijëra pushues, kështu që është e nevojshme një rezervim paraprak për pushime tuaja.
Për më shumë informacion ndiq faqen në FB të Llixhave të Peshkopisë ose skano Barkodin:
https://www.facebook.com/profile.php?id=100065133425167