Tuneli në 400 metrat e fundit, por nuk japim afate për mbarimin

Belinda Balluku, zv. kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës: Studimi gjeologjik i cekët. Çështjet e sigurisë janë shumë më të rëndësishme se dëshira për të mbaruar sa më shpejt.

Berberi: Gjatë kësaj vere kemi një përfundim total të punës në të gjitha kantieret e ngritura, përjashtuar tunelin. Në fund të muajit korrik, javën e parë të muajit gusht, ne hapim përfundimisht për regjimin e trafikut të plotë, rrugën nga dalja e tunelit në shkallën e Tujanit deri në Murriz dhe nga dalja e tunelit deri në Maqellarë.

Lexo më shumë

PËR NJË ORË E GJYSMË NË TIRANË!

Dibranët gjatë fundjavave përmes Rrugës së Arbrit

Rruga e Arbrit, e cila ka një karakter mbarëkombëtar është një mundësi e madhe edhe për zhvillimin të krahinës së Dibrës por edhe qytetit të Dibrës. Këtë e pohojnë udhëheqësit vendor, biznesmenët por edhe qytetarët në përgjithësi. Rruga, e cila ka afruar qytetin e Dibrës me Tiranën për 1 orë e 30 minuta, është një garanci e mirë që dibranët të vizitojnë kryeqytetin shqiptar, por edhe qytete të tjera bregdetare, sidomos Durrësin

Nga Vjollca SADIKU

Dibër, 29 maj – Rruga e Arbrit, e cila u ndërtua nga qeveria shqiptare, ka ndryshuar dukshëm frekuentimin të dibranëve për të kaluar fundjavat jashtë Dibrës.…

Lexo më shumë

Skavica nuk është çështje e një partie

Pamje nga Muhurri

Çështja e Skavicës, më së pari, është çështje e atyre banorëve që dielli i mëngjesit i gjen në arë, duke punuar për të ndërtuar jetën e tyre në ato vende, pa u shkuar kurrë mendja për ta braktisur, siç kemi bërë shumë prej nesh.

Nga BUJAR KAROSHI

Çështja e HEC të Skavicës në fushatën e fundit lokale u kthye në një element thelbësor të fushatës elektorale.…

Lexo më shumë

Shaban Sinani, studiuesi më në zë i kulturës shqiptare  

Me rastin e 65 vjetorit: Shaban Sinani e ka emancipuar shkencën shqiptare

 Nga Xhafer Martini

Shaban Sinani është një figurë e njohur mediatike; gazetarët dhe televizionet dëshirojnë ta kenë mik në emisionet dhe ekranet e tyre. Ai, pra, nuk ka nevojë t’ia bëj unë portretin me fjalë, me të vetmen me të cilën operojnë shkrimtarët. Por unë do ta bëj këtë, sa të mundem e si të mundem, se, të shkruash për yjet e pedagogjikes së Peshkopisë dhe të mos përmendësh yllin më të ndritur, nuk shkon.…

Lexo më shumë

Seminari bujqësor i Dibrës

Nga Osman Xhili

Në ditët e fundit të muajit maj në Dibër u organizua një takim shumë frytdhënës për fermerët e bujqësisë. Ishte një organizim perfekt i disa partnerëve të rëndësishëm, si projekti i Giz-it, Drejtoria e Bujqësisë, Fondacioni NOA, kompania Sygenta e mbrojtjes së bimëve, si dhe kompania greke Vitros Hellas, në lidhje me mekanikën bujqësore, por jo vetëm.…

Lexo më shumë

Një botim i ri folklorik: Në gjurmë të këngës dibrane

Nga HAJRI SHEHU

Libri është botuar nga shtëpia e mirënjohur botuese M&B, Tiranë, 2023. E ka përgatitur për botim Mirdash Shehu. Redaktore është Miranda Goleci.

Janë 320 këngë: këngë historike e këngë trimërie, këngë legjendare, këngë kurbeti e elegji, lirika e këngë fejese e dasme. Libri mbyllet me një fjalorth me fjalë nga të folmet krahinore, për t’i ardhur në ndihmë lexuesit.…

Lexo më shumë

Peladhia – fshati magjik rrëzë Temlës, katund i arsimtarëve dhe trashëgimisë historike

Nga Adriatik Balla

Sot do t’u njohim me një fshat të veçantë, Peladhinë, që shtrihet në qarkun e Dibrës, në Bashkinë Bulqizë.

Peladhia është pjesë e njësisë administrative të Grykës së Madhe, njohur sot si Zerqani. Është një nga 13 fshatrat e kësaj njësie, pozicionuar në anën VP, në luginën e Zallit të Bulqizës dhe njësinë malore kufizuese në veri të saj.…

Lexo më shumë

Vlerat e Ujemujës së Dibrës në librin e Hidajet Lahit

Nga dr. Hajri Mandri

Autori fokusohet në rolin e familjeve me ndikim në zonë, apo “ familjeve të mëdha” siç u thoshin ndërkohë. Ai ndalet në persona të veçuar klerikë, mësues të kohës së tyre, intelektualë dhe njerëz të tjerë të mëparshëm e të sotëm që me aftësitë e tyre kanë qenë kontribues në zhvillimin ndaj luftërave, në udhëheqjen e proceseve zhvilluese në komunitetit e Uj’e Mujës.…

Lexo më shumë

“Jehona e Shqipes” dhe Sakip Skepi si histori suksesi!

Nga Mina HYSA

Dibranët kanë ditur të spikasin me profesionalizimin e tyre, fal dhe guximit në sipërmarrjet në fusha të ndryshme kudo ku kanë shkuar në metropolet e Europës, Amerikës e më gjerë. Sipërmarrja e tyre ka qenë e ndryshme, por më të guximshmit dhe me një mision human dhe patriotik kanë qenë ata që kanë guxuar të ngrenë një media në gjuhën shqipe.…

Lexo më shumë

MUHARREM GJOKA – “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi” i Qarkut Dibër

Nga Halil RAMA

Zall – Dardha, Dibrës dhe madje gjithë Shqipërisë i ka dhënë kulturën dhe artin, duke e furnizuar me artistë, këngë e valle. Të shumtë janë artistët nga Zall Dardha të njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe ndërkombëtarisht. Muharrem Gjoka është njëri prej tyre, i cili vjen në 80 vjetorin e ditëlindjes (këtë 16 qershor) me bukuri të rrallë fizike e shpirtërore, (si edhe në moshën e tij rinore), i përmbushur në të gjitha aspektet e jetës si askush tjetër; me memorien e freskinë e mendimit e të veprimit, me një familje shembullore dhe me miq e shokë të shumtë nga e gjithë Shqipëria, Kosova e hapësira mbarëshqiptare në botë.

Lexo më shumë
1 2 3