Ky është numri i 200-të i gazetës. Muaj pas muaji kemi ardhur midis jush, duke u përpjekur të sjellim më të mirat nga Dibra: historinë, kulturën, artin dhe gjithçka që ka të bëjë me aktualitetin, problematikat e përditshme që ndeshemi.
Disa çështje jetike për komunitetin, jo vetëm në Dibër, por kudo ku ndodhen dibranët, jemi përpjekur t’i mbajmë të hapura dhe t’i pasurojmë vazhdimisht me lajme, analiza, opinione…
Ne jemi te numri i 200-të, pasi kemi pasur mbështetjen e lexuesve dhe bashkëpunëtorëve.…
Ditë: 25 Gusht, 2023
Editorial
Koçaj – fshati i vendosur mbi një qytet misterioz të varrosur
Katundi i qefalinjve dhe kampionëve të botës
Fshati ka burime ujore të konsiderueshme, ndërsa arteria kryesore lumore është përroi i Balgjait, afro 9.2 km i gjatë, që buron nga liqenet akullnajore të sheshit të Balgjait.
Nga Adriatik Balla*
Në gjirin e Bulqizës së Vjetër ndodhet fshati Koçaj, i cili pozicionohet në të majtë të rrjedhjes së Zallit të Bulqizës. Ky fshat ka kufi perëndimor kurrizin e Balgjait, nëpërmjet të cilit ndahet nga pellgu i Matit.…
Lexo më shumëLlixhat e Peshkopisë, nis sezoni i vjeshtës
Qendra Balneare “Enver Shehu”, e njohur ndryshe si Llixhat e Peshkopisë, ka hapur sezonin e vjeshtës për vizitorët. Ka disa lloje sëmundjesh që rekomandohen për kurim në ujërat termale, por kryesoret janë sëmundjet reumatizmale kronike, artrozat, neuritet periferike kronike, gjendjet pas frakturave traumatike, plegjit, hemiplegjit e tetraplegjit, hipertensioni arterial esencial pa insufiqencë kardiake, disa sëmundje të aparatit tretës si gastritet, kolitet, infeksinet kronike urinare, urolitjazat, kolelitiazat, disa sëmundje gjinekologjike si hipoplazit uteri infeksionet kronike të uterusit sterilitetin primar e sekondar, disa sëmndje të lëkurës si ekzema e mykozat e lëkurës etj.…
Lexo më shumëSHKURT
Përkujtohet Ploja e Madhe
Çidhën, 20 gusht 2023 – Më 20 gusht 2023, në Çidhën u përkujtua masakra e madhe e vitit 1466. Sulltan Mehmeti i dytë, pas humbi betejën për marrjen e Krujës, u ndërmorri një ekspeditë ndëshkimore ndaj popullsise së pafajshme, duke vrarë mbi tetë mijë banorë të pafajshëm.
Në veprimtarinë e zhvilluar në Çidhën morën pjesë përfaqësues të Prefekturës së Dibrës, Bashkisë së Dibrës, si dhe nga shoqatat e krahinës dhe banorë të zonës.…
Ide për biznesin – qeveria britanike mbështet të rinjtë e Dibrës
Po kërkohen partnerë nga institucionet publike dhe private që ofrojnë mbështetje profesionale në fushën e turizmit, agroturizmit, agripërpunimit, ndërtimit dhe teknologjisë së informacionit
A jeni një djalë apo vajze në moshën 17-22 vjeç? Keni ndonjë të njohur në këtë moshë? Keni pasion apo një ide biznesi? Jetoni në territorin e bashkisë Dibër? Atëherë keni një mundësi që dikush t’ju ndihmojë në ëndrrën tuaj.…
Lexo më shumëLibri i Dr. Gëzim Alpion në gjuhën angleze ‘Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj’ fiton ‘Çmimin e Ekselencës në Botime’ për vitin 2023 në SHBA
Libri i ri për Nënë Terezën i akademikut të Universitetit të Birminghamit vlerësohet me çmim ndërkombëtar
Libri i ri i një eksperti të Universitetit të Birminghamit për Nënë Terezën është vlërsuar në Amerikë me ‘Çmimin e Ekselencës në Botime’ për vitin 2023 në kategorinë e ‘biografisë’ nga Shoqata e Botuesve Katolikë, Association of Catholic Publishers (ACP), njofton zyra e shtypit e Universitetit të Birmingamit në Mbretërinë e Bashkuar.…
Lexo më shumëKushtuan 1.2 milionë euro, kamerat, që do të monitoronin pyjet, shiten për skrap
Shtatë vite pasi në të gjithë vendin u ngrit një sistem kamerash për të monitoruar kontrabandën në pyje, kullat e monitorimit, që kushtuan 1.2 milionë euro, u vodhën dhe u shitën për skrap. Pas shkrirjes së Inspektoratit që i kishte në administrim, Ministria e Mjedisit ka “harruar” t’ia transferojë këto asete Agjencisë Kombëtare të Pyjeve.
Nga Dritan Kurti
Banorët e fshatit Fshat në Bashkinë e Klosit u habitën jo pak, kur në vitin 2016 jo shumë larg banesave të tyre u ngrit një kullë e lartë, metalike.…
Lexo më shumëDrejt majës së Korabit, destinacioni që nuk duhet humbur
Dikur Franc Nopca dhe Edit Durham vizitonin me muaj të tërë malet e Shqipërisë Veriore, kurse në kujtimet e tyre tregojnë se Ismail Strazimiri ka qenë prej shqiptarëve që me përshkrimin dhe orët që merr udhëtimi, ka qenë më i sakti prej gjithë njohësve të gjeografisë dibrane.
Nga Fitim Dika
Të udhëtosh në Korab është një sfidë më vete, jo vetëm për lartësitë që disponon, por edhe për shumë bukuri të pazbuluara që ekspozon në çdo stinë.…
Lexo më shumë10 rekomandime për të kaluar 10 ditë në Dibër të Madhe
Nga Fitim Dika
Shpesh diaspora e Dibrës e ka të vështirë të vijë në Dibër, veçanërisht kur ata qëndrojnë pas disa dekadash larg vendit të origjinës. Kanë ndryshuar shoqëri, punë, mentalitet dhe shpesh e kanë të vështirë të përshtaten me të renë që sjell koha. Kjo bëhet edhe më e vështirë për fëmijët e dibranëve që kanë lindur në ‘vend të huaj’.…
Lexo më shumëVera – stina e zjarreve dhe njeriu pa “Zot”
… Lexo më shumëPikërisht në mugëtirën e mbrëmjes, kur gjallnesat e Zotit, të ngopura apo të pangopura, struken në folezën e tyre, në habitatin e vet bashkë me të vegjëlit e tyre, rrethuar me dashurinë që edhe atyre ua fal Zoti Bujar, i dorëzohen natës në qetësinë e saj. Dremisin a rënkojnë, kuisin a lëngojnë, luten e falen sipas mënyrës së tyre duke marrë e dhënë sinjale që njerëzit nuk i kuptojnë.