Si e kam njohur Moisi Murrën?

Moisi Murra u përkushtua 30 vjet për të përfunduar studimin e historisë së Dibrës dhe shumë punime e studime të tjera, duke lënë pas një trashëgimi me shumë vlerë për të gjithë trevën e Dibrës. Dibranët e mendjes dhe të pushkës e bënë historinë e Dibrës. Ai e gjurmoi, e mblodhi, e shkroi dhe e përjetësoi historinë e Dibrës.

Për shokun tim Mois Murra!…

Lexo më shumë

Lamtumirë miku ynë Ramazan Rama!

Ike shpejt nga kjo botë zhurmë madhe miku ynë Ramazan. Nuk e menduam kurrë ikjen tënde në këtë mënyrë kaq të qetë, kaq të paqtë por vdekja u tregua tinzare. Të shkëputi në këtë mënyrë nga gjiri ynë, nga miqësia, shoqëria, familja dhe të mori në botën e përtejme. Të mori në një moshë që ende ne, miqësia, shoqëria, familja kishim shumë nevojë për ju.…

Lexo më shumë

A do të vijë Meta në takim me arvanitët, rrënjë të Skënderbeut në 550 vjetor?

Presidenti Meta ka ndërmarrë një udhëtim të gjatë në troje ku shqiptarët e Skënderbeut, për ti shpëtuar kuçedrës së Anadollit, mërguan, bënë themele, ruajtën gjuhën, veshjet, zakonet.
Ai u pa në dritaret e ekraneve të vegjël vendorë e satelitorë, midis Arbëreshëve të Italisë, në gëzimin dhe krenarinë e ligjshme të pritjes së një Presidenti dhe vlerësimin e disa personaliteteve të larta arbëreshe me dekorata të larta.…

Lexo më shumë

Duart e florinjta të Ramazan Miftarit

Ramazan Miftari nga Çereneci i Dibrës e nisi që herët shtegëtimin nëpër veprat e kohës që ndërtonte Shqipëria. Sapo kishte mbaruar klasën e tetë, kur filloi punë me ndërtimin në Krumë të Kukësit. Po hidheshin themelet e pallatit të kulturës dhe disa objekte të tjera, që do të formatonin Krumën si një qytet të ri, në listën e shumë të tjerëve të kohës.…

Lexo më shumë

Ramazani Kaza, i pari që përuroi linjën e re të përpunimit të frutave të thata

Shumbati, një nga fshatrat e komunës së Sllovës në Dibër, dikur ishte pjesë e ndërmarrjes bujqësore dhe shquhej për frutikulturë, sidomos për kumbullën. Aq shumë i kishte dalë nami kumbullës tropojane të prodhuar në Shumbat, saqë dhe tregu gjerman e përthithte të gjithën, pa asnjë ngurrim. Drejtorët e dikurshëm të N. B.së, Jovan Popi, Hajdar Gjapi, dhe Idajet Lahi, krenoheshin me këto vlera të kumbullës, por dhe cilësinë e frutave të tjerë, në përgjithsi.…

Lexo më shumë

Bimët aromatike dhe mjekësore, një potencial i rëndësishëm zhvillimi

 

Rajoni në të cilën shtrihet territori administrativ i Bashkisë Dibër është ndër më të pasurit përsa i përket shumëllojshmërisë dhe përhapjes së fondit të bimëve aromatike dhe mjekësore. Kushtet e përshtatshme klimaterike dhe tokësore kanë bërë të mundur praninë e shumë llojeve bimësh mjekësore të rritura në mënyrë spontane dhe në gjendje të egër me vlera të larta aromatike dhe mjekësore që përbëjnë një pasuri të çmuar jo vetëm në aspektin e florës dhe të biodiversitetit,por edhe në atë ekonomik,si një burim i rëndësishëm të ardhurash për ekonominë lokale.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

Frazeologjizma të rralla

Kamtrupthi: Këmbëtrupthi. Thuhet për dikë që nuk tregohet i kujdesshëm dhe hyn në një problem pa e gjykuar shumë. Mos shko kamtrupthi. Filani gjith herësh kështu ka shkuar, kamtrupthim. Mos shko ku të çojnë këmbët.
Pallajermas. Nga jerm, në tym, kuturu, me përforcim emocional (si pallë). Thuhet për dikë që s’tregohet i vëmendshëm, që nxitohet. Ke shkuar pallajermas.…

Lexo më shumë

Kryeinxhinieri fjalëpak e punëshumë

Rreth një vit më parë u nda nga jeta inxhinieri i palodhur, qytetari korrekt dhe i përkushtuar, bashkëshorti i sjellshëm dhe prindi shembullor Xheladin Torba. E shoqja Resmia dhe dy djemtë e tij Ermali dhe Andrini do ta kujtojnë gjithmonë me respekt jo vetëm për vlerat dhe cilësitë personale profesionale, perspektivën që u hapi me djersën dhe ndershmërinë e tij.
Xheladini lindi në Shimçan në vitin 1943.…

Lexo më shumë

Kampionët tanë të botës!

Krenarë për djem të tillë, që nderojnë Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë, me titujt e tyre kampion dhe gjurmët e mëdha që lënë pas…

Viti 2018 shënoi disa kulme sportive, për djemtë tanë sportist cilësorë, që arritën të fitojnë tre tituj kampion bote në boks dhe në kikboks, brenda pak muajve. Konkretisht Gjetan Keta, u bë fitues i titullit kampion bote në boks, Ferit Keta në kikboks dhe Adriatik Cami në kikboks.…

Lexo më shumë

46 të rinj nga Dibra, 3 ditë, 8 grupe, 8 propozime dhe 2 fitues!

Një kamp përgatitor mblodhi bashkë 46 të rinj dibranë me qëllim dizajnimin e zgjidhjeve inovative për problemet që paraqet zhvillimi në Dibër. Kampi adresoi tri sfidat kryesore: mungesa e kreativitetit dhe imagjinatës në zhvillimin e produkteve të rinj, mungesa e kulturës së duhur dhe mospasja e modeleve që frymëzojnë të rinjtë.
Kampi përgatitor “Made in Dibra” u fokusua te frymëzimi i pjesëmarrësve për të gjetur mënyra se si Dibra mund të kthehet në një qendër kulturore dhe turistike në Ballkan.…

Lexo më shumë
1 104 105 106 107 108 162