Kufiri i parë i njeriut është barku i nënës, aty është hapësira e tij, nga ku kufizohet edhe me botën jashtë. Ky lloj kufiri nuk është vendosur nga njeriu. Të gjithë pastaj janë sajesat e njeriut: djepi, dhoma, oborri, ara, fshati, qyteti, qarku, shteti dhe së fundmi kontinenti. Duke qenë se barku nuk është kufi i vendosur nga njeriu, kurrsesi nuk mund të zhvendoset nga njeriu, në të kundërt të të tjerëve: dhoma mund të shtohet dhe ndahet me mur mes, ara mund të blihet dhe bashkohet, oborri mund të ndryshohet në formë fizike dhe konceptim estetik, siç qyteti a qarku mund të ndryshohen me vendime administrative, qeverie a parlamenti, po ashtu edhe kufinjtë e shtetit mund të lëvizin nga luftërat dhe futja e duarve (sidomos e të mëdhenjëve) në to.…
Lexo më shumë