Dom Nikollë Kaçorri për Dibrën dhe dibranët

BOTOHET MONOGRAFIA PËR DOM NIKOLLË KAÇORRIN

Dom Nikollë Kaçorri sa njihte shpirtin luftarak, patriotik e liridashës të lurianëve, po aq njihte mosmarrëveshjet që shpërthenin mes tyre dhe fqinjëve oroshas, që herë-herë merrnin forma të ashpra gjakmarrjeje, që shoqëroheshin me jetë njerëzish nga të dyja palët. Kjo e trishtonte shumë priftin me origjinë luriane dhe nuk mund të largohej prej andej, duke lënë pas një plagë të hapur, që sillte përçarje dhe armiqësi mes shqiptarëve malësorë, në një kohë që duhet të ishin më të lidhur se kurrë kundër një armiku të egër.

Lexo më shumë

“Gjeologjia dhe mineralet e Dibrës”, një enciklopedi e Dibrës në fushën e gjeologjisë dhe të mineraleve

Libri të shëtit maleve e lëndinave, majave e kepave, rrjedhave e liqeneve, minierave e gërmimeve për miniera. Duket sikur autori të merr për dore e të thotë: Eja se do të të tregoj diçka, që ti nuk e ke parë dhe do të kënaqesh. Kjo e bën librin, jo vetëm të këndshëm, por edhe shumë të pranueshëm e të pranishëm edhe për dikë që ka më pak dije për gjeologjinë dhe mineralogjinë.

Lexo më shumë

Selman Karoshi, njeriu që u afirmua me punë e sakrifica

Nga Dali Noka

Ashtë kënaqësi të shkruash për njerëz që i kanë dhanë familjes, vendit dhe shoqërisë.
Njeriut që jetoi gjithë jetën e tij si njeri me vlera dhe i përkushtuar, ndërroi jetë duke lënë gjurmë pas. Ky ishte Selman Karoshi!
Shumë vite që është nda nga ne, por ai jeton, në zemrat tona.
Ishte nji model në marrëdhëniet shoqërore. E ushqente shoqërinë me traditat e shkëlqyera që ka krahina e Çidhnës.…

Lexo më shumë

Hysen Puca modeli i atdhetari në Grykën e Madhe

Nga Zabit Lleshi

Në gjysmën e parë të shekullit tetëmbëdhjetë nga Pusi i Thatë i Gjinajt të Hasit të Kukësit të parët e familjes Puca u larguan dhe u vendosën një vëlla në fshatin Gjegje të Kukësit, një në Venisht të Dibrës dhe ma i vogli erdhi në Godvi të Grykës së Madhe. Këtu lindi Hysen Puca më 8 mars 1903.Thirrej…

Lexo më shumë

Ishte një kohë me Ty!

Për babain e dajën tonë Lutfi Manjani!

Në muajt e fundit të klasës së katërt fillore, kur po e mbyllte me sukses, në klasë erdhi Selim Alliu, kryeinspektor i arsimit. Shkonte çdo fundviti nëpër shkolla dhe me shumë interes shënonte emrat e nxënësve më të mirë, pasi i’a tregonte mësuesi dhe ai vetë i testonte. Me një punë bindëse me prindërit, i tërhiqte në shkollën unike në Peshkopi.…

Lexo më shumë

Homazh për qytetarin me vlera humane, Fitim Islamin

Më datën 4 shkurt 2023, pas një sëmundje të rëndë e të pashërueshme u nda nga jeta në moshën 64 vjeçare Fitim Islami. I madh dhe i vogël në qytetin e Bulqizës e njohin Fitimin si qytetar i dashur e i sjellshëm me të gjitha kategoritë e moshave për më shumë se dy dekada në vitet 1982-2005.
Ai erdhi nga Grazhdani i Maqellarës si një pjesë e madhe e punëtorëve të minierës së Bulqizës.…

Lexo më shumë

Dibra vazhdon të jetë e njerkës

A do ta ri-inagurojë Kryeministri Rama Rrugën e pambaruar të Arbërit në prag të zgjedhjeve lokale?!

Njoftim për mediat në 10 vjetorin e peticionit 

Nga Grupi i Lobimit 

Tiranë, më 18 Mars 2023 

U mbushën 10 vite nga nisja e këtij peticioni, dhe çdo pritshmëri e nismëtarëve i ka kaluar kufijtë. Kur e nisëm atëherë peticionin synonim dy qëllime: 

E para, depolitizimin e çështjes së Rrugës së Arbrit, heqjen e saj nga agjendat politike dhe vendosjen e saj si një agjendë kombëtare.

Lexo më shumë

Protestë në Londër kundër Skavicës

“Kemi besim që dibranët do të zgjohen nga gjumi letargjik, për ta vlerësuar vendlindjen. Nuk kemi kohë për kritika të merituara, por do gjejmë durimin për ti pritur krahë-hapur, për të na u bashkuar në ditët në vijim”, thuhej mes të tjerash në njoftimin pas protestës.

Çështja”Skavicës” vazhdon të trazojë jetën e banorëve në Dibër dhe komunitetit dibran nëpër botë. Më 23 shkurt 2023, grupimi i quajtur “Aleanca për Dibrën” që drejtohet nga biznesmeni Zenel Hoxha, zhvilloi një protestë në Londër, përballë zyrave të kompanisë qendrore të Bechtel.…

Lexo më shumë

Bashkohet tuneli i emergjencës, tuneli kryesor është në 690 metrat e fundit

Pamje nga bashkimi i dy anëve të tunelit të emergjencës në Murrizë. Foto: GjokaKonstruksion/FB

Shkurt 2023Tuneli i emergjencës në Rrugën e Arbrit, 3.8 km i gjatë, u bashkua të mërkurën, datë 15 shkurt 2023, ndërkohë që punimet për tunelin kryesor po vazhdojnë.
Burime nga punonjës të kompanisë thanë në kushtet e anonimatit se po vazhdojnë edhe punimet në tunelin kryesor. Sipas tyre, tuneli kryesor, ai i trafikut, ka edhe rreth 690 metra për tu bashkuar, ndërkohë që po punohet në të dy anët.…

Lexo më shumë
1 9 10 11 12 13 162