Jepi ujë kalit
Një udhëtar, hipur mbi kalë, u ndal tek një bunar në qoshe të fshatit me i dhanë ujë kalit. Aty ishte një nuse e re tue la tesha. Kjo i hapi vend udhëtarit me pi ujë kali, e udhëtari jabanxhi, duke pa nusen, filloi me fishkëllye.
Atëherë kjo nuk duroi ma, por mori një kovë me ujë të nxehtë edhe ia hodhi udhëtarit fytyrës, duke i thanë:
– Jepi kalit ujë e mos fishkëlle në bunar të huej!…
Lexo më shumë
Këtë takim do ta quaja bisedë mes miqsh për kolegun, shokun e mikun tonë Ramadan Gjorllaku, që megjithëse nuk jeton na mbledh neve për ta kujtuar.
Kur mësova, më 30 nëntor 2021, se nxënësi, shoku dhe miku im Enver Laçi me rrënjë në kullën tre katesh majë kodrës që sheh tërë luginën e lumit të Mallës, kullë që kisha bujt e kisha pirë kafen e veçantë që pjek Reçi, ishte i sëmurë, madje rëndë i shtruar në spital, siç më shkruante shoku i tij i ngushtë i shkollës bujqësore të Peshkopisë Hamza Hyka nxora nga shpirti urimin: SHËRIM TË SHPEJTË ENVER LAÇI !…
Para zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 në Shqipëri gjatë segmentit të Rrugës së Arbërit në Planin e Bardhë u punua intensivisht. Dhjetë ditë para zgjedhjeve, më 3 maj 2023, rruga u hap për qarkullim në regjimin e kantierit. Ky segment rrugor ka nisur të ndërtohet në vitin 2011 dhe në vitin 2013 duhet të kishte mbaruar. U desh një pritje 10-vjeçare për një punë pak mujore që ky segment të vihej në funksionim.…
Dibra është një rajon me shumë potencial dhe tradita, por me një shoqëri civile jo shumë aktive. Kjo për shumë arsye dhe pa asnjë lënie faji.
Më datë 29 maj, Shoqata për Mbrojtne e Drinit të Zi mbajti takime konsultimi me banorë të Dibrës që jetojnë në Durrës dhe Bathore, por që zemrën, shpirtin dhe kokën e kanë në Dibër.