Jam i ulur në zyrë, në këtë hapsirë që të çon në mendje së pari vetëm luksin, me gjithatë po të testosh vërtetësitë nuk të cojnë kund, edhe kjo si shumë të tjera ka lukset dhe vështirësitë veta. Sigurisht unë nuk jam në një furrë që piqem dhe kulloj djersë, as nuk rri në këmbë 13-14 orë. Jam pra në këtë hapsirë, që më krijon së pari luksin për të shkruar, anipse sipas meje shkrimi është nevojë, kështu që le të themi se i kam të dy këto komponentë dhe po i përdor ashtu siç dua.…
Lexo më shumëAutor: migaaved
Skënderbeu i parë nga Haki Stërmilli
Është viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, deklaruar solemnisht në mbledhje qeverie e në tubime të mëdha e të vogla. Më se gjysma e vitit kaloi, Kaloi në heshtje, kaloi me zë “të ngjirur” në janar 2018, në 550 vjetorin e ikjes duke lënë pas një histori për të cilën krenohet çdo shqiptar.
Kaloi edhe ditëlindja e tij, 6 maji, ditë dhe datë që në truallin e të parëve të tij është shndërruar në një festë të madhe.…
Shpifja si fjalë e randë që s’e mban kandari
Shpifja asht nji veprim i ulët; burri me dy gishta nder në ballë nuk shpif kurrë. Me vra dikush shpifësin, gjakun ja ka, po të gjithë i thonë: “Të lumtë pushka”
(Kanuni i Dibrës 2512)
Populli e ka mat kurdoherë fjalën që ajo të mos vrasë. Në popull has rëndom, në biseda të përditshme e në kanune shumë shprehjetëmençura qëlidhen me fjalën e dalë nga gjuha që siç thotë Ezopi, “ështëgjëja mëe mirënëbotësepse me gjuhëmund tëflasësh përdashurinë, përlumturinë, përnatyrëne bukur, përshoqërinëe mirë… por njëkohësisht gjuha është gjëja më e keqe në botë.…
Të lumtë Geraldo Hoxha!
Të zbulosh, nuk është fatësi, ndërsa rastësi sigurisht. Ana tjetër e problemit qëndron se duhet të dish shumë, por, edhe shumë herë të kesh mëndje të holl. Rastësisht në një bisedë, degjova se nje djalosh nga Muhurri i Dibërës kishte garuar ne Genius Olympiad 2018 ne New York te Amerikes.
Dashuria e madhe qe kam per arsimin me shtyu qe te shkoj ta takoj këtë djalosh nga Muhurri.…
Lexo më shumëPeshkopia ndodhet në të dy anët e lumit Drin?!
Çudi të çuditshmish në internet!
Thonë pa kandar në brez:
– Peshkopia e paska marrë emrin nga greqishtja!?
– Peshkopia u ndodhka në të dy anët e lumit Drin!?
Një mik i viteve të emigracionit, lexues i pasionuar i gjuhës shqipe, megjithëse ka gjashtëdhjetë vjet larguar, më thoshte se në qoftë se donë të vlerësosh një enciklopedi apo një libër, kërko atë që njeh më shumë.…
Lexo më shumëPedagogjikja
Në ndërtesën që njihet si Pedagogjikja e Peshkopisë dhe që është edhe sot në qendër të qytetit, mësimi ka filluar në vitin 1948, si për maturën e parë, ashtu edhe për nxënësit e shkollës së Dobrovës, që u bartën në shkollën e re, ku ishte konvikti. Konviktit në shkollën pedagogjike i përkiste kati i nëndheshëm, ose bodrumi, siç i thoshim ne, ku ishte mensa, kuzhina, magazinat, rrobaqepësia dhe disa anekse të tjera përkatëse.…
Lexo më shumëMarrëzitë e kohës sonë
Në vlagën e jetës futem me dëshirë, për të ndjerë freskinë e saj, për të zbuluar atë në të gjitha kapilarët e saj. Edhe pse takova mjaft miq, shokë koleg etj., rastësisht apo me vendosje oraresh takimesh, gjeta tek secili njeri i thjeshtë, gazetar, intelektual, fshatar, grimca ngjarjesh që mbushin kapilarët e jetës tonë edhe pse dëgjojmë, ndjejmë, shohim e lexojmë marrëzi djajsh përqark.…
Lexo më shumëBatakçiu fiton gjyqin
Njëri i jep një tjetri një shumë paresh borxh. Caktuan edhe afatin kur duhej t’i kthehej shuma të zotit. Ajo ditë kaloi, kaluan dhe shumë të tjera, por huamarrësi nuk po dukej. Huadhënësi i shkon në shtëpi dhe i thotë:
– U bënë gjashtë muaj që kur duhej të më ktheje paret. Jo vetëm që këtë nuk e bëre, por as nuk erdhe ta shtysh afatin, si bën njeriu i ndershëm në këtë rast.…
Àrbëri sipas statuteve që u konfirmuan në epokën e Gjergj Kastriotit
Pse zgjodha të parashtroj disa argumente dhe mendime rreth pyetjes për Àrbërin në shekujt e humanizmit europian sipas statuteve që u konfirmuan në epokën e Gjergj Kastriotit?
1. Për statutet dhe rregulloret e ndorimit urban të qyteteve të Arbërit në shekujt e humanizmit europian në vijën bregdetare të viseve shqiptare dhe deri-diku edhe në hinterland gjatë dy dekadave të fundme ka pasur disa studime që meritojnë të nderohen, nga dijetarë vendës e të huaj, si Lucia Nadin, Oliver Jens-Schmitt, Gherardo Ortalli, Pëllumb Xhufi, Luan Malltezi, Aurel Plasari, Ardian Klosi, Ismet Elezi, Ermal Baze dhe ndonjë tjetër.…
Ahmet Balliu një jetë mes tingujve muzikorë
Ahmet Balliu
Sopoti, fshat i zonës së Zerqanit – Dibër është i njohur për bukuri të rralla. Në krye ngrihet shpatmali Shkozë, i veshur i gjithi me drurë. Poshtë zgjatet një brez i tërë arrash shumëvjeçare. Mu në rrëzë të malit burojnë tri gurra, që i japin jetë gjithë fshatit. Livadhet përreth gjelbërojnë deri vonë në vjeshtë. As borën nuk e mbajnë. E, prandaj edhe në dimër aty sheh tufa zogjsh, si rosa, pata etj.…
Lexo më shumë