7 gënjeshtrat e Kryeministrit të Shqipërisë për Rrugën e Arbrit
Premtimi i fundit është gënjeshtra e 8 apo fundi i gënjeshtrave?

Postimi në faqen e tij në Fb të Kryeministri Edi Rama më 12 prill 2017

Ado të jetë Rruga e Arbërit “projekti i parë i Programit Kombëtar 1 Miliardë për Rindërtim”?
Kjo është një pyetje që pritet të verifikohet në muajt në vazhdim. Që nga viti 2005, premtimet në prag ose gjatë fushatave elektorale kanë rezultuar të gënjeshtra, duke rritur mosbesimin edhe këtë herë, në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbërit.
Tre kryeministra shqiptare kanë premtuar vazhdimisht se Rruga e Arbërit “fillon” e mbaron brenda mandatit të tyre, por kjo ka rezultuar vetëm një gënjeshtër.…

Lexo më shumë

O Zot, ruaje Shqipërinë nga shqiptarët…

Sa çudi me ne shqiptarët, i kërkojmë thellësitë e shekujve sa herë kemi hall. E shkundim gjithë pluhurin e arkivave dhe të mendjeve tona, gati perverse, për të sjellë në vëmendje, ose më saktë, për t’u larguar nga e përditshmja çoroditëse. Kështu shahemi e pështyhemi, kaçemi e puthemi, gucemi e përkëdhelmi, duke u bërë sa qesharakë, aq edhe imponues në sytë e botës, gjyqtares sonë…

Pak kohë më parë, një miku im në rrjetet sociale bënte “thirrje” që Skënderbeu të shkohej në …litar e unë vendosa që ta shtyja më tej këtë ide, me mendimin se do të jemi në të njëjtën linjë.…

Lexo më shumë

Një bisedë me Nin Rajtën për Gjokë Doçin

Ai, Nin Rajta, shoku dhe miku im, nuk më ndahesh me letrat e tij, të shkruara me dorë e elektronike, edhe pse ishim njëmijë kilometra larg. Ka qenë ndër pak miq të mi që në momentet më të vështira të jetës sime më rrinte pranë, më shoqëronte mbrëmjeve nën kurorën e blirëve, Bulevardit të Blireve, pa u frikësuar se të nesërmen do ta pushonin nga puna duke i heq të vetmen kafshatë që rridhte nga paga mjerane e mësuesit.…

Lexo më shumë

“Halil Alia” i Xhafer Martinit, një roman që sjell të vërtetën

Shkrimtari Xhafer Martini kësaj radhe doli para lexuesve me monografi në e romanizuar, “Halil Alia”, kushtuar njërës prej figurave më komplekse që ka nxjerrë historia jonë. Vendlindja dhe aktiviteti kryesor i Halil Alisë është në Dibër, por libri ka një rrezatim të gjerë që e nxjerr atë nga kuadri lokal dhe i jep një rëndësi mbarëkombëtare jo vetëm për mënyrën e konceptimit të figurës, por edhe për faktin që libri është një model i të shkruarit ndryshe të historisë.…

Lexo më shumë

Lediana Kapxhiu, zëri i Shqipërisë në Londër

Ajo është vetëm 19 vjeç.  Lindur dhe rritur në qytetin e vogël  por të bukur të Peshkopisë. Rritur nga dy prindër të thjeshtë dhe mjaft punëtorë. E ëma mësuese e gjuhës angleze në një shkollë të qytetit, ndërsa i ati elektriçist. Lediana Kapxhiu studion në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë, dega Anglisht. Është pjesëmarrëse dhe praktikante në përkthim, gjë që e kanë ndihmuar mjaft dhe trajnimet dhe seminaret që ajo ndjek në aktivitetet shkollore dhe jashtë saj.…

Lexo më shumë

Klara, vajza 11 vjeçare që ngjiti malin e Korabit

Klubi Discover Albania që në muajin Mars 2017 organizoi një seri guidash që do të finalizoheshin në datën 2 korrik me ngjitjen në malin e Korabit. Për këtë arsye ky turne u quajt “Misioni Korab 2017”.

Që në Panairin e Turizmit u prezantova si guidë lokale dhe shkëmbeva kontaktet me përfaqësuesit e klubit, për  përgatitjen e turit në Korabi. U formalizua gjithçka.…

Lexo më shumë

Zgjedhjet 2017: 6 deputetë për 4 parti

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mbaruan të dielën e fundit të qershorit dhe qarku i Dibrës zgjodhi të dërgonte në parlament 6 deputetë nga 4 parti të ndryshme.

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të kenë nga dy përfaqësues të saj në parlament në këtë qark, ndërsa LSI dhe PDIU nga një.
Në gjithë qarkun e Dibrës, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve votuan 73702 votues, ose 56.13% e 131 313 zgjedhësve të regjistruar në votime.…

Lexo më shumë

LATIF MIHA NJERIU QË VRAPON MË SHUMË SE KOHA

 

Falë ndryshimit të madh që ndodhi pas viteve nëntëdhjetë dhe dyndjes rreth qyteteve shqiptare, u krijua mundësia të njihemi nga afër me miq e shokë të mirë, që nuk ishim njohur më parë dhe jo vetëm nga trevat dibrane, por edhe nga vise të tjera të vendit tonë. Mua për veten time m’u krijua mundësia të bëj mjaft miq e shokë, por dhe të bëhem një mik i tyre.

Lexo më shumë

Një femër mund t’ia dalë

T’ia dalësh mbanë në një mentalitet të ndrydhur nuk është aspak e lehtë! E vështirë për të mos thënë e pamundur, është të bëhesh e suksesshme në një ambjent ku mund të gjykohesh apo përgojohesh pothuajse për çdo gjë. Të jesh femër e të mbijetosh në dallgët gjigante të paragjykimit që na shoqëron çdo frymë që marrim, do të thotë sukses.…

Lexo më shumë
1 137 138 139 140 141 162