Majlinda Xhelili: Nëse të gjithë do të kishin dëshirën e mirë për të ndryshuar, Dibra do të bëhej një vend më i mirë për të jetuar.

Majlinda Xhelili

Ju jeni mësuese prej disa viteve në shkollën profesionale “Nazmi Rushiti” Peshkopi, edhe pse në një moshe të re. Diçka rreth eksperiencës tuaj si mësuese dhe emocioneve që të japin nxënësit tuaj?
Është privilegj të punosh me brezin e ri, aq më shumë kur e di se je një faktor kyç ndikimi në të ardhmen e vendit. Si çdo lloj pune ka vështirësitë e veta, ama emocionet që të përçojnë nxënësit kur sheh rezultatet e punës tënde janë të pazëvendësueshme.…

Lexo më shumë

Mort në fshatin e largët

Isha i vogël në atë kohë. Kishte mbaruar shkolla dhe se tanimë vinin pushimet e verës. Më pëlqenin shumë këto pushime, pasi më shpesh shkoja te dajat e mi, që ishin larg, shumë larg zonës ku banoja unë dhe familja ime. Unë isha i vetmi që shkoja shpesh te dajat e mi, ndryshe nga gjithë pjesëtarët e familjes sime. Në fakt, unë isha bërë kështu edhe i preferuari i dajave, më njihnin në fshatin atje dhe më respektonin si mysafir special si të thuash.…

Lexo më shumë

E folmja e Ujemujës në një fjalor shkencor

Këto ditë doli nga shtypi libri më i ri i prof. dr. Hajri Shehut “Fjalor me fjalë e shprehje popullore nga e folmja e Ujemujës (Qarku i Dibrës)”.
Ky libër, i botuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, është një nga të rrallët e kësaj fushe, dhe modeli i mbledhjes, përpunimit dhe strukturimit të tij, është një model se si në të ardhmen një botim të ngjashëm të realizohet për të gjithë Dibrën.…

Lexo më shumë

Ertila, vajza që mundi vdekjen

Thonë që njeriu lind bashkë me fatin e tij dhe në çdo hap të jetës ai e ndjek nga pas, si hije e eksperiencave jetësore. Çdo përpjekje për ta ndryshuar atë thuhet se është e kotë sepse rrjedha e jetës varet pikërisht nga ai. Njeriu paska fatin e tij unik destinuar vetëm për të, fat ky që jo rrallë herë ndodh që të jetë kundër tij në një apo në një tjetër aspekt të jetës.…

Lexo më shumë

Një urim për Dhilhixhe Jellën

Para pak kohësh Dhilhixhe Jella doli në pension. Largohet nga mësimdhënia, jo nga veprimatia edukative e saj me gratë, komunitetin, gjithë kategoritë e moshave. Mësuesit pensionistëjanë një vlerë për shoqërinë. Ajo duhet që eksperincën, pjekurinë, pervojën dhe dijet e tyre t’i shfryëzojë më mirë për t’i vënë në shërbim te njerëzve, brezit të ri në dobi të përparimit dhe mirëqenies. Prindër, nxënës e kolegë e uruan atë.…

Lexo më shumë

RRUGA E ARBËRIT, QEVERIA RAMA DHE SHTETI SHQIPTAR

Katër vjet pas nisjes së Peticionit për Rrugën e Arbërit, gjendja është po njëlloj. Qeveria e drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, si disa qeveri më parë, nuk e mbajti premtimin për nisjen e punimeve. Ndërkohë partitë politikë në qeverisje dhe opozitë kanë nisur sërisht që ta kthejnë Rrugën e Arbërit në një temë elektorale.

Përse KM Rama nuk e mbajti premtimin për Rrugën e Arbërit, ka refuzuar kategorikisht të pranoj peticionin e përkrahur nga më shumë se 11,000 vetë, si dhe çdo përpjekje të Grupit të Lobimit për dialog konstruktiv me Qeverinë?…

Lexo më shumë

Dhimbja për djemtë kufomë-prishur të mbetur deteve

Promovimi i dy librave të shkrimtarit dhe publicistit Demir Rusi, në mjediset piktoreske të resortit “Merlin Park” u shndrrua në një manifestim të shkëlqyer kulturor. Jo vetëm për praninë e qindra intelektualëve, poetë, prozatorë, publicistë e personalitete të shquara të fushave të ndryshme: gjeneralë, kolonelë, juristë e mjekë, por dhe për mesazhet aktuale që përcolli kjo veprimtari promovuese.
I moderuar me mjeshtri dhe profesionalizëm të rrallë nga gazetari i talentuar, Defrim Methasani, ky promovim është ngulitur thellë në memorien e qindra pjesëmarrësve.…

Lexo më shumë

Vlerësime për Naim Plakun

ENVER HYSA: Naim Plaku ishte një njohës shumë i mirë i të folmeve të Dibrës në përgjithësi, po dhe i të folmeve të shqipes. Naimin e karakterizonte serioziteti dhe ishte tipi i studiuesit që i përcillte njohuritë në sistem e jo në mënyrë të shkëputur. Po në fushën e gjuhësisë shqiptare, Naim Plaku mbeti, siç thotë Migjeni, një “kangë e pakëndueme”, sepse, me gjithë dhuntitë mjaft të mira që kishte, nuk arriti ta zbrazte gjithë bagazhin gjuhësor, që kishte grumbulluar.…

Lexo më shumë

Homazh / Bujar Pata, 40 vite jetë në minierën e Bulqizës

Më 10 Dhjetor 2016, familjarët, miqtë dhe të afërmit, përcollën me shumë dhimbje në banesën e fundit, inxhinierin Bujar Pata, një figurë të nderuar të Bulqizës dhe të Dibrës, me një kontribut të madh në zhvillimin e industrisë së kromit.
Ai lindi në Peladhi në vitin 1940. Shkollën fillore dhe unike i kreu në Zerqan me rezultate të shkëlqyera, ku dallohej për zgjuarsinë e tij.

Lexo më shumë

Shkolla e Ploshtanit

Në verën e vitit 1922 në Tiranë ka zhvilluar punimet kongresi kombëtar i arsimit. Ai ka vendosur qw arsimi të jetë i detyruar nga klasa e parë deri klasa e katërt, tw jetw i detyruar për djemtë e vajzat; të hapën shkollat fillore në çdo komunë; të krijohet arsimi plotësor; të krijohet arsimi i mesëm; ti jepet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe dhe edukimit atdhetar shqiptar; të unifikohen gjithë programet; të krijohet edukimi parashkollor dhe edukimi i detyruar të fillojë në moshën shtatë vjeç.…

Lexo më shumë
1 146 147 148 149 150 162