Luna, ju njiheni si vajza e mjeshtrit të gazetarisë sportive, Defrim Methasanit. Çfarë mund të thuash më tepër rreth vetes për lexuesit tanë?
Te jesh vajza e një personazhi publik ndonjëherë duket se i ke thënë të gjitha, por në të vërtetë nuk është kështu, pasi duhet punë e dyfishtë të krijosh emrin tënd. Ky epitet më ka ndjekur gjithmonë dhe jam e lumtur për këtë fakt, pasi kam ndjekur rrugën e tim eti dhe dua që një ditë t’i ngjaj atij, duke qenë se kemi pasionin e përbashkët për gazetarinë.…