Koha e triskave

Hamdi Dizdari ishte komshiu ynë. Kishte qenë tregtar i suksesshëm me dyqane e shtëpi, sigurisht të shtetëzuara. Tani ishte kthyer në karrocier që na sillte drutë e zjarrit. I jepnim triskat e druve dhe ai me karrocën e tij, na i sillte në shtëpi. Kjo na kursente kohen për të shkuar në fushën e baltosur të druve. Z. Hamdiu, siç i thërriste nëna ime, ishte një burrë i gjatë, i shëndoshë, faqekuq.…

Lexo më shumë

Talenti që mahnit Londrën

Julian Kullani – 10 vjeçari që ka shënuar 100 gola!

Një faqe e postuar në rrjetet sociale me emrin e djaloshit simpatik Julian Kullani, vërtet më tërhoqi, madje më emocionoi, jo vetëm si gazetar sportiv, por edhe si dibran. Ky talent i vogël, ka katër vite që ka nisur të luajë sportin e bukur të futbollit, në qytetin ku prej vitesh jetojnë prindërit e tij.…

Lexo më shumë

POEZI

Nga Argen CIBAKU

BUZ’QESHJA JOTE

Pasuria kish zbythë të tjera ndenjëse,
Varfëria e pagojë e fajtore,
fati skish qenë dhe aq zotri sipas rastit dhe i skëterrtë
madje,as koha s’kish pritë,në udhëtim të vet!

Prapëseprapë,
ne mbetemi thjesht Sizifë!
-që do të luftojme me frymën e fjalës
apo thjesht me një ves të hershëm: një qeshje
si të luftosh nanoteknologjinë me thikë guri të mprehtë.…

Lexo më shumë

Botime / “Katër kongreset kombëtare për alfabetin e shqipes”

Është një kontribut me vlera të veçanta në fushen e historishkruarjes, libri i Prof.dr. Arjan Kadiut, “Katër Kongreset Kombëtare për alfabetin e shqipes” pasi vjen në një kohë kur historishkruarja shqiptare, krahas arritjeve të pamohueshme, po përjeton edhe probleme të cilat po cënojnë objektivitetin e besueshmërinë në vërtetësinë shkencore të saj.
Orientimi permanent i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare i përcaktuar nga rilindasit tanë ka qenë dhe mbetet zgjidhja përfundimtare e çeshtjes kombëtare mbarë shqiptare.…

Lexo më shumë

Shaban Sinani, rruga në ngjitje e një Akademiku*

Rruga e formimit dhe e vetëformimit të z. Shaban Sinani si studiues ka nisur prej 35 vjetësh dhe veprimtaria e tij në fushë të kërkimit dhe të letrave shqipe nuk është ndërprerë asnjëherë.
Njohja e drejtpërdrejtë, në funksionin e drejtorit të ish-Institutit të Kulturës Popullore, më lejon të pohoj se, pas një procesi të ndërlikuar formimi pasuniversitar, në të cilin u ndërthurën gjuhësia, gazetaria dhe filozofia, z.…

Lexo më shumë

Gjon Dugilaj, shkodrani që dashuron DIBRËN

Një mjedis me një emër domethënës “Tradita Geg&Tosk”, shkurt “Tradita”, siç e thërresin në Shkodër… mbi të gjitha me një muze vlerash etnografike, reliktesh nga e gjithë Shqipëria…

Një mjedis i veçantë që kishte hapur portat për mysafirë të rrallë, mësues e mësuese të ardhur që nga kufiri polar e deri nga ultësirat e Egjeut, mësues që vullnetarisht (!) pa asnjë stimul moral e material, kanë vendosur të sfidojnë kohën, të bëjnë atë që bënë Rilindësit e Kombit, tu mësojnë fëmijëve të mërgimtarëve të flasin, shkruajnë e këndojnë shqip.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit, premtim i pambajtur i qeverive në 20 vite 

Rruga e Arbrit, ajo që lidh shumë shkurt Dibrën me Tiranën, ia ka dalë edhe njëherë të bëhet çështje elektorale, ndoshta më shumë se ç’duhet. Të majtë e të djathtë përpiqen që me këtë çështje të bëjnë me faj kundërshtarët, por për pak e për shumë, të dyja janë të përfshira në atë që mund të quhet si “Premtimi i pambajtur” gjatë 20 viteve rresht.…

Lexo më shumë

Dibra e Arbrit

Një rrugë e munguar, për shembull Rruga e Arbrit, është një dëshpërim i madh, por s’ke ç’i bën, se për mungesën e saj faji s’ësht i yti. Një rrugë e nevojshme që ekziston por mbi të nuk ke kaluar, për shembull rruga Kukës-Peshkopi, është dëshpërim edhe më i madh, sepse për përtacinë tënde fajin e ke vetë.
Për qefin tim, me naftën time, me kohën time, edhepse nga ky dhe të tjera shkrime nuk marr asnjë kacidhe, atje jam nis.…

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta biznesmeni i familjes Doçi të Lurës, Preng Llesh Doçi

Më 6 shkurt të vitit 2017 u nda nga jeta njeri nga shokët më të mirë të Gjeologjisë së Tiranës, biznesmeni i familjes Doçi të Lurës, Preng Llesh Doçi. Me ndarjen nga jeta të Prengës familja Doçi, humbi njeriun më të shtrenjtë të familjes së tyre, kushurinjtë, të afërmit, miqtë e shokët e punës humbën kushuririn, mikun e shokun e tyre më të mirë, Preng Llesh Doçin.…

Lexo më shumë

Të rinj të talentuar

Ida Nurçe: Me punë mund të arrish ku të duash

Është rubrika më e re në gazetë, ideuar nga Samet Zagradi, një nga bashkëpunëtorët tanë më të rinj. Kjo rubrikë e re synon të na njohë me të rinjtë dibranë që me punën e tyre po korrin sukses në fusha te ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Rubrika do të shërbejë për të njohur më shumë vlerat që ato mbartin si dhe për të qenë një shembull për të gjithë të rinjtë me suksesin e tyre.

Lexo më shumë
1 156 157 158 159 160 162