Hamdi Kacani dhe ambulanca e Dibrës

Foto A. Ashiku

Në odën dibrane, po qe se dikush përmend emrin e Hamdi Kacanit, të gjithë do të luajnë vendit e fjalët për të do të marrin rrjedhën e Drinit. Nuk kishte shkollë Hamdi Kacani, shkollë ulur në bankë me libra, fletore, kalem e penë në dorë. Nuk kishte laps Hamdi Kacani të shkruante udhëtimet e tij maleve të Dibrës, pranë njerëzve e me njerëzit në ditë të vështira shëndetësore, në 35 vjet punë, me ta e për ta…
I kam bërë një fotografi Hamdiut me ambulancën e tij.…

Lexo më shumë

Shemsi Manjani – njeriu universal i sportit

Pasioni për sportin ka sfiduar vitet mbi supe, duke shënuar rekorde të jetës, si pjesëmarrës i turneve kombëtare dhe ndërkombëtare në moshën madhore…

Në vitin 1957 Shemsi Manjani pasi mbyll me sukses studimet e shkollës së lartë, rikthehet në vendlindje në qytetin e Peshkopisë.
Në vitin 1958, ai nis të riluajë me Korabin e atyre viteve, duke koleksionuar edhe suksesin e parë, pasi skuadra shpallet kampione duke fituar në Himarë dhe fiton të drejtën të luaj në kategorinë e dytë.

Lexo më shumë

“Rruga e Arbrit” apo “Rruga e Sizifit”?!

Kanë kaluar tashmë 20 vjet, që nga peticioni i parë i intelektualëve dibranë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, ku argumentohej nevoja e domosdoshme e ndërtimit të «Rrugës së Arbrit», në kontekstin e zhvillimeve gjeo-strategjike të vendit dhe rajonit. Gjatë këtyre 20 viteve, është bërë studimi i fizibilitetit dhe projekti (jo i plotë) i rrugës, është mbajtur në Tiranë një Kuvend Kombëtar mbi Rrugën e Arbrit (2007), janë shkruar dhjetra artikuj mbi këtë rrugë dhe potencialet e saj, janë bërë emisione në Radio&TV dhe janë sjellë argumente të shumtë mbi domosdoshmërinë historike të ndërtimit të saj!…

Lexo më shumë

Tërhiqen kinezët, oferta e tyre nuk pranohet nga qeveria

Nga B.Karoshi

“Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën e bërë në qeverinë shqiptare në lidhje me ndërtimin e Rrugës së Arbrit” shkruan revista Monitor, e specializuar për lajmet në fushën e ekonomisë, më 28 tetor 2016. Sipas revistës, “kjo lëvizje e papritur duket se do të vërë në vështirësi premtimin e qeverisë shqiptare për të nisur punimet në pranverën e vitit 2017”.…

Lexo më shumë

PROPOZIMI I PA MARRË PARASYSH NGA BIZNESMENI DIBRAN NË TURQI

Në foto: Shpetim Puca/Facebook

Shpëtim Puca, me origjinë nga Dibra, drejtues i kompanisë “YENİ BALKAN MAKİNA” propozon financimin dhe ndërtimin e rrugës nga komuniteti i biznesmenëve dibranë.

Financimi i Rrugës së Arbërit nga vetë komuniteti dibran ka qenë një ide e diskutuar në mjediset e biznesit dhe shoqërisë civile. Më është dukur një ide që nuk mund të ketë përkrahje dhe nuk ia vlen të harxhosh kohë me të, por një email i mbërritur në redaksinë e gazetës në gusht të vitit 2016, ishte për t’u marrë parasysh.…

Lexo më shumë

Sohodoll të qofshim falë, me breza drite e zemërbardhë

Prolog…

Ka gati 50-të vite që mbaj peng të shkruaj sadopak për Sohodollin. Një fshat plot histori qëndrese, mençurie e bujarie, me plot bij e bija të shquar nëpër vite. Te çdo kullë e fis në Sohodoll gjen veç urti, mirësi e zemërbardhësi. Në njërën nga ditët e fundit zbritëm nga malet në Sohodoll. Vërtet vend i praruar, vend me njerëz të mirë, të urtë, të ndritur, me shpirt e zemër për bardhësinë e jetës, për traditat, për kulturën, për kohën e re, për demokracinë e vërtetë, për dritën e diturisë.…

Lexo më shumë

Gjeneralët e Skënderbeut Nikollë dhe Dhimitër Berisha 

Nga sakip cami 

Marin Barleti në veprën e tij madhore “Histori e Skënderbeut” faqe 314, 315 shkruan “Ndër fisnikët më të mirë të atij vendi (në Dibër) ka qenë familja e lashtë e Berishëve. Dy vëllezërit gjeneralë të Skënderbeut dhe njëherësh kryetrima të rinisë dibrane, Dhimitri dhe Nikolla, ndihmën e të cilëve Skënderbeu e kishte të dëndur dhe të shënuar, kur dëgjuan për fatkeqësinë e ushtrisë sonë dhe për përfundimin e rrethimit të Beratit, kur morën pastaj vesh për rrebelimin dhe pabesinë e Moisiut, nuk u vonuan aspak, por vrapuan fluturimthi për tek roja dhe kryeporta e mbretërisë , të trembur se mos roja atje shpërndahej nga frika apo ngaqë s’kishte kush e frenonte dhe se mos vendi mbetej pa mbrojtës, sidomos kur vinin lajmet se Sebalia ndodhej ende në Epir.”…

Lexo më shumë

Dritëro Agolli dhe “Njeriu me top” i Luznisë së Dibrës

Foto A. Ashiku

INTERVISTE / KULTURE

Ai, Dritëro Agolli, poeti, shkrimtari, NJERIU, e donte Dibrën dhe dibranët. Sa herë jam takuar me Të, në mjedise të ndryshme në Tiranë dhe në Athinë, në shtëpinë e Tij gjithnjë derëhapur për të gjithë, fjalën e ka përcjellë në Dibër duke kujtuar me dëshirë njerëz dhe vende, duke i përmendur me emër e mbiemër.
Dritëro Agolli fizikisht nuk është më por shpirtërisht është midis atyre njerëzve që e deshën dhe i deshi.…

Lexo më shumë

“Ngritje pa krye”, komedia ku shfaqin talentin dy vajzat nga Dibra

Gjithçka filloi aty ku duhej të mbaronte. Në një fabrikë këpucësh ndodh një protestë me tonet e një kryengritje, ose më mirë diçka më pak se kryengritje…një ngritje pa krye. Përse pa krye? Sepse nuk i jep zgjidhje përfundimtare asnjë problemi. Pasqyron vetëm gjendje. Një gjendje e vështirë e cila të dikton nevojën e ngritjes së zërit për rritje rroge, për kushte më të mira pune, për të drejta, për dinjitet.…

Lexo më shumë
1 159 160 161 162