PA FRE
E mbathën një kalë,
I vunë potkoj,
Ai sillej vërdallë
Pllajës harbonte.
E nisi revanin
Kodrave gjelbëruar,
S`e duronte samarin,
Kalë i harbuar.
Që atëherë e qëmoti
U përhap mbi dhe:
Dështak del i zoti
Me kalin pa fre.
MJEGULL
U mendua ujku te gardhi
Se ai pa shumë rregull,
Para se drita të zbardhi,
Sulmoi, veç kur ra në mjegull…
KAKARISJE
Sa ra nata, një pulë këndoi.…
Lexo më shumë
Sabri Allamani po mendonte të fejojë e martojë, vajzën e fundit, Sabrijen. Kishte martuar pesë fëmijë deri atëherë, tre djem dhe dy vajza dhe kjo e fundit do të mbyllte ciklin e martesave . Një rezultat i barabartë, gjithsesi, tre nuse të marra dhe tre vajza të dhëna. Duke qenë dhe vetë mësues, kishte dashur ta shkollojë dhe më tej, por Sabria nuk kishte shkuar më shumë se shkolla e mesme.…
Kështu të njohëm e në vazhdimësi, Duriç të thirrëm. Me një energji dhe vullnet të madh, të pashtershëm. Vullneti, u bë arma kryesore në përballimin e jetës, ngritjen dhe realizimin e mbijetesës. Të gjithëve na duhet vullnet, por më shumë ty, miku im, aq shumë tu desh sa u bë e vetmja mënyrë e jetës tënde. –Jam në fillim, më thoshje, nuk më mjafton dita, të prodhoj duhet që blerësi të ketë mundësi të zgjedh.…
Na la dhe Iljaz Kaca…! Na iku shoku, miku, mësuesi, arkeologu i pasionuar, studiuesi dhe autori i disa botimeve shumë të rëndësishme historike, jo vetëm për Dibrën, por edhe për historiografinë kombëtare.
Në trojet me relieve të sheshta, aty ku rrënjëzoi besimi katolik, me shumë institucione fetare, lindi Iljaz Kaca më 21.05.1933, mësues, historian dhe arkeolog. I zellshëm për të mësuar të fshehtat e së kaluarës, të fshatit të tij, dhe heroikës dibrane në honet e shekujve, e shtynë atë të jepte disa provime, për të mbaruar kështu me mund e djersë në vitin 1961 Institutin Pedagogjik, Gjuhë-Histori, dy vjeçar në Tiranë.…
Romani tetralogjik i Agron Tufës “Ngjizja e papërlyeme” është një sagë rrëqethëse e shoqërisë shqiptare në fillim të viteve ’60, fill pas prishjes me BRSS-në, që nis me zhburrnimin e bashkëshortëve shqiptarë, të cilët Partia i detyroi të ndajnë gratë e tyre ruse dhe të prishnin familjet e krijuara me to. Nis kështu izolimi, lufta e klasave dhe projekti i skllavërimit të plotë të individit.…