… Lexo më shumëPikërisht në mugëtirën e mbrëmjes, kur gjallnesat e Zotit, të ngopura apo të pangopura, struken në folezën e tyre, në habitatin e vet bashkë me të vegjëlit e tyre, rrethuar me dashurinë që edhe atyre ua fal Zoti Bujar, i dorëzohen natës në qetësinë e saj. Dremisin a rënkojnë, kuisin a lëngojnë, luten e falen sipas mënyrës së tyre duke marrë e dhënë sinjale që njerëzit nuk i kuptojnë.
Autor: migaaved
Liri Rasha, këngëtarja me zërin unik
Intervistë
“Më pëlqejnë shumë këngëtarët që kanë kënduar këngët e mia, por nuk më pëlqejnë kur thonë se po e këndoj këtë këngë sepse është këngë e popullit. Këto artistë duhet ta dinë se edhe në atë kohë kur këto këngë kanë mbetur të popullit, ka pasur emra të përveçëm sepse dikush i ka krijuar tekstin dhe muzikën. Kështu që këta artistë duhet të kenë respekt për krijuesin e këngës”.…
Basir Bushkashi, poet i aromave të shpirtit
Rrëth vëllimin poetik “S’më pyesin vitet”, Poezi, botimet ADA, Tiranë 2023
Nga MEVLUD BUCI
Basir Bushkashi është një poet liriko-filozofik në dritën e shpirtit njerëzor, ku çmon njeriun, virtytet me nota prekëse dhe qëndis një verb komunikues. Vargjet e tij janë të frymëzuara, me detaje që reflektojnë një këndvështrim human, duke qëmtuar nga jeta, çaste, zbulime, meditime, kujtesë e mall. Ai është poeti që do dhe entuziazmohet nga bukuria e jetës dhe në shpirtin e njeriut gjen blerim e mirësi.…
Në kërkim të fatit
Nga Xhafer Martini
Dy vëllezër jetonin bashkë. I vogli punonte shumë, kurse i madhi jetonte “ku rafsha mos u vrafsha”, dhe nuk prekte punë me dorë. Ditën rrinte nën hije të arrës ose humbiste në ndonjë lojë me shokë si vetja. Në shtëpi kthehej vetëm për të ngrënë dhe për të fjetur. Kishte fëmijë e grua, por ato, i mbante vëllai i vogël.…
Lexo më shumëdibrano – shkodran, Kujtim Domnori
Në kujtim të inxhinierit të talentuar
Kujtim Domnori lindi në fshatin Allejbegi të rrethit të Dibrës më 17. 05. 1947. Babai i tij Jahja Domnori, në vitin 1946 u emërua krye-mësues në shkollën e fshatit Alejbegi. Në dhjetot të këtij viti ai solli në fshat bashkëshorten e tij shtatzëne, Naxhijen dhe vajzën 5 vjecare Pertefen.
Dimri i atij viti qe shumë i egër dhe gjithë Dibra ishte e mbuluar nga dëbora.…
Xhetan Strazimiri, mësuesi dhe intelektuali i përkushtuar për dijen dhe për Dibrën
Profesori Xhetan Strazimiri u nda nga jeta më 28 qershor 2023. Ai u lind më 1939 në fshatin Pocest të Maqellarës në një familje me tradita të larta patriotike. Xhetan Strazimiri është pinjoll i familjes së të madhit Ismail Strazimiri, një veprimtar i shquar dibran që bëri emër në kohën e Pavarësisë dhe që është partizani më i vjetër i Dibrës dhe dëshmor i Luftës Nacionalçlirimtare.…
Folklori dibran u paraqit në Festivalin e Gjirokastrës nga tre grupe folklorike
Ansambli folklorik i Dibrës, “Përparim Tomçini”; Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Ansambli Artistik “Lura” nga Londra paraqiten këngën dhe vallen folklorike të Dibrës në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, rikthyer pas 8 vitesh ndërprerje. Grupi i Bulqizës mungoi në Gjirokastër
Dibra e nisi festivalin me ritin e jetës baritore të zonës së Kalasë së Dodës.…
Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut u paraqit natën e parë të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës me një repertor të përmbledhur nga të gjitha trevat shqiptare. Surpriza e paraqitjes ishte në mbyllje, me një këngë polifonike (video më poshtë), që përcolli emocione për spektatorët në Kalanë e Gjirokastrës.
Në repertorin e këtij Ansambli kishte shumë këngë nga Dibra, mes të cilëve mund të përmendim “Fusha e Korabit”, “Këngë për Suf Xhelilin”, “Na këndojnë pushkët nëpër kulla” etj.…
Çeta partizane e Gollobordës
Me rastin e 80-vjetorit të krijimit, 15 gusht 1943
Nga Zabit Lleshi
Për krijimin e saj u grupuan vullnetarë partizanë nga Golloborda, Gryka e Madhe, Gryka e Vogël, një pjesë ishin aktivizuar me çetat e tjera. Përveç veprimtarëve të hershëm antifashistë si Spiro Velko, Asllan Zeneli, Uruç Karahasani, Maliq Qazimi dhanë ndihmesën e tyre pjesëtarë të fisit Cami dhe vullnetarë të tjerë nga Viçishti të njohur në luftërat për liri e pavarësi të udhëhequr nga Dan e Feta Cami, Tahir Tola etj.…
Lexo më shumë“Po Demokracisë, Jo Demokraturës”, libri i ri publicistik i prof. dr. Ahmet Kamberit
Grishja e autorit: Bëjeni rrugën për tek e Vërteta! Sepse ky është qëndrim intelektual. Dhe patriotik. Sidomos për rininë.
… Lexo më shumë
Po të shkruanim ne të tjerët për prof. Ahmetin e për punën e tij vigane, thënia më e parë do të ishte: Profesor Ahmeti ka punuar me përkushtim përtej kufirit njerëzor. Si mjek. Si ministër. Si burrë shteti. Si qytetar. Si shok.