Një mesazh nga Perllat Sadiku.
Shkurt…
Muhamet Ramizi…
Dhe një “zarf” që nuk hapej.
E natyrshme më erdhi pyetja: Çfarë ka Muhamet Ramizi?
Vdiq sot. Rahmet pastë!…
E hënë 9 nëntor 2020…
Iu përgjigja: Më vjen keq!
Kaq? Vetëm “më vjen keq”?
Jo, jo. Më dhemb…
Dhe sa më shumë e kujtoj, aq më shumë më dhemb… Fort, shumë fort.
Kam punuar me Metin në Stacionin Bujqësor të Dibrës… Ai, bashkë me Haki Kolën, në grupin e frutikulturës, e unë në sektorin e propagandës bujqësore.…
Autor: migaaved
Tafë Dauti i Sllatinës
Kemi shkruar gjithmonë për figura e njerëz që bënë vërtet histori në Dibër dhe jashtë saj , kemi bërë monografi të ndryshme e mjaft portrete të njerëzve të njohur dhe pa njohur por që kemi lexuar, kemi gërmuar në kujtimet e të tjerëve. Dhe pa dyshim që është nisma ma e bukur e pas viteve nëntëdhjetë.
Mjaft figura të njohura por të mohuara e harruara i kishte mbuluar pluhuri i harresës kolektive.…
fotolajm: Lidhet ura e Fshatit, në pranverë nis qarkullimi
Ura e Fshatit Fshat u bashkua më 25 nëntor 2020, duke i hapur kështu mundësitë që në pranverën e vitit të ardhshëm, në rrugë të nisë qarkullim i automjeteve.
Kjo urë është një nga gjashtë urat e Rrugës së Arbrit, e dyta për nga rëndësia, pas Urës së Vashës. Ajo është e gjatë 174 metra dhe e lartë 157 metra. Konstruksionet metalike të saj, ashtu si Ura e Vashës, janë realizuar me elemente çeliku me karbon të saldueshëm.…
Banorët e Maqellarës kërkojnë ujë për vaditje
Më shumë se 300 banorë të zonës së Maqellarës kanë nënshkruar një peticion drejtuar Bashkisë së Dibrës me kërkesën e tyre për përmirësimin e situatës së vaditjes së tokave bujqësore. Në këtë peticion banorët kanë ngritur shqetësimin e kahershëm të tyre për mungesën e ujit vaditës, keqmenaxhimin e rezervuarëve dhe burimeve të tjera ujore, mungesën e ndërhyrjes së bashkisë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e veprave ujitëse, dhe keqadministrimin e ujit vaditës.…
Lexo më shumëShkencëtari i bimëve mjekësore
Askush nuk do ta besonte se fëmija i dhjetë i një familje të varfër nga fshati Mustafe do të bëhej doktor shkencash dhe një shkencëtar i mirëfilltë i bimëve mjekësore. Zyberi i vogël, më shumë se uri për bukë e ushqime kishte uri për libra, dije e shkencë. Filloi ti ngjisë hapat e shkollimit, duke qenë gjithnjë në tabelat e më të mirëve.…
Lexo më shumëKur po shkriheshin akujt
Kryetari Astrit Kuka ishte djali i Ziqe Kukës, një njeri i nderuar në Peshkopi, punonjës gjithë jetën në spital. Ziqja kishte ponuar kryeinfermier, por njerëzit e tjeshtë i thërrisnin:”Doktor Ziqja”. I sjellshëm, i qetë dhe i pangutur, tolerant, një ekonomist shumë i mirë, me Astritin merreshe vesh. Kishte mbetur Astriti në themel të vlerave të familjes. Po kështu, edhe sekretari Fitim Mata, me profesionin ingjinier, i cili mbulonte arsimin dhe kulturën, ishte njeri me kulturë dhe një sens të gjërë mirëkuptimi.…
Shefqet Kaca, njeriu i veçantë
Është përcaktuar dhe pranuar si aksiomë, kanë thënë dhe thonë se, çdo njeri bën gabime dhe ka të meta dhe se, njeri pa gabime e pa të meta nuk ka. Dhe, kjo është një e vërtetë e provuar, por është një e vërtetë relative, jo absolute. Sepse, ndonëse rrallë, shumë rrallë, bile tepër, tepër rrallë, ka edhe njerëz pa të meta.…
Poet i ngjyrave të vendlindjes, i dashurisë dhe patriotizmit brilant…
Vëllimi poetik më i ri i Mevlud Bucit shenjtëron, përmes një verbi të sinqertë e plot ndjenjë vendlindjen; vendlindjen si natyrë me male, gryka, përrenj, shkëmbinj, thepa, kreshta, lëndina, lule; vendlindjen përmes një zëri epik, me traditat, luftërat për liri, kullat, qëndresën dhe mbijetesën, për të ngritur lart virtytet e malësorit, të cilat u shenjtëruan nëpër shekuj dhe mbajtën gjallë karakterin e etnisë; poeti shenjtëron e shpalos dashuri, mall, përkushtim dhe mirënjohje edhe për sa njerëz të cilët i ka njohur, njerëz të thjeshtë po edhe të përmendur.…
Lexo më shumëMjeku enciklopedist Ramazan Buci
Unë e prita me gëzim, kur dr. Ramazan Buci, një nga studentët e mi, më solli dy libra: jetëshkrimin e vet “Një jetë për jetët e të tjerëve”, shkruar nga shkrimtari Xhafer Martini, dhe një libër origjinal shkencor me titull “Përballë sfidave të kohës”. Ramazan Buci ka qenë një nga studentët më të mirë që kam mësuar në jetën time.…
Caje Poleshi, zëri i artë i këngës së pastër shqipe
Ishin fillimvitet ’70-ta kur u riaktivizua shoqëria artistike e Zall Dardhës së Peshkopisë, në të cilën u shquan shumë artistë, këngëtarë e valltarë. Ndër më të shquarit, u përzgjodh adoleshentja Caje Poleshi. Ajo u lind më 6 shkurt të vitit 1957 në një familje me tradita të Zall Dardhës. Talenti i saj u çmua gjatë shkollimit të mesëm në Vlorë, ku kishte filluar të studiojë për mjekësi.…
Lexo më shumë