Rrëfime nga një profesor i gjeologjisë

Ai ka dalë tani në pension, por mua më duket ende ai nxënësi i pjekur i ish Teknikumit të Minierave dhe Gjeologjisë në Prrenjas në vitin 1968, ku unë nisa karrierën time si mësues i matematikës por që i shoqëroja nxënësit bashkë me inxhinier Luanin nëpër marshuta në zonat minerale të Pishkashit, Bushtricës, Katjelit, Gurit të Kuq, Çervenakës etj. Mandej student në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave ku unë gjithashtu dhashë mësime matematike disa vjet.…

Lexo më shumë

Bashkim Lleshi: Një jetë maleve

Në tetor 2020 Botimet M&B botuan librin “Një jetë maleve – Kujtime 3” me autor Bashkim Lleshi, ku përshkruhen kujtimet e viteve të punës në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Gjeologjisë dhe Minierave më 1978-1984.
Vitet e punës 1978-1984, në Institutin e Gjeologjisë dhe Minierave ishin vitet e përpjekjeve të mëdha për ta vendosur Institutin në rolin që i takonte, për të udhëhequr në shkallë kombëtare të gjithë punën kërkimore shkencore, studiuese e projektuese në fushën e gjeologjisë, të minierave dhe pasurimit të mineraleve të dobishme.…

Lexo më shumë

Mbi aktivitetin e Sefedin Pustinës dhe Aqif Lleshit

Më 23 shtator 2020 në qytetin e Dibrës inagurohen dhe përurohen dy shtatoret (bustet) e derdhura në bronx kushtuar Sefedin Pustinës dhe Aqif Lleshit, i pari kryetar i Qeverisë së Përkohëshme-provizore të Dibrës e dalur më 23 shtator 1913, pas Kryengritjes së Shtatorit në Dibër dhe figurës së dytë, kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Dibrës së Madhe më nëntor 1945-shtator 1950 dhe deputet në Kuvendin Republikan të Maqedonisë e në Kuvendin Federativ të Jugosllavisë.…

Lexo më shumë

Në Dibër të Madhe përurohen bustet e Sefedin Pustinës dhe Aqif Lleshit

Më 23 shtator 2020 Komuna e qytetit të Dibrës së Madhe organizoi një ceremoni për inagurimin e busteve të dy prej figurave patriotike, ish kryetar të pushtetit vendor në Dibrën e Madhe, Sefedin Pustinës dhe Aqif Lleshit. Jo rastësisht ishte zgjedhur kjo ditë, mbasi është datë e shënuar nga më të rëndësishmet në historinë e Dibrës.
Më 23 shtator 2013 kryengritja e popullit të Dibrës triumfoi mbi ushtrinë serbe që kishte pushtuar Dibrën duke hyrë në histori si dita e çlirimit të Dibrës nga pushtuesit serbë.…

Lexo më shumë

Përjetësisht bashkë

Doktor Mustafa Ndreka vinte nga Grykë Noka e Dibrës, një perlë e Dibrës, sa e bukur, aq dhe me tradita e histori. Familja e tij ishte e madhe, me plot vëllezër e motra, siç ishin dhe shumë të tilla në atë kohë. Aty, në qelizën familjare, shpirti i tij u mbrujt me dashurinë njerëzore, dashuri për familjen, profesionin, për njerëzit e tjerë, për atdheun.…

Lexo më shumë

Një homazh për mësuesin dhe oficerin Rushdi Spata

Rushdi Xhetan Spata nga Blliçja, Çidhën, Dibër, ish-mësues mbi 20 vjet në periudhën e monizmit dhe ish-oficer i forcave të rendit publik pas viteve ’90 deri sa doli në pension, pra person publik, ndërroi jetë në fund të gushtit 2020, në moshën 71 vjeçare nga “Corona virusi -19” duke na shkaktuar një hidhërim të madh jo vetëm familjes dhe të afërmve të tij, por edhe të gjithë neve, shokëve dhe ish-kolegëve të tij, me të cilin kemi pas punuar dhe për të cilin ruajmë kujtimet më të mira.…

Lexo më shumë

Ç’kemi asaj Dibre!

Pas shumë muajsh ndërprerje të kësaj rubrike, po rinis me Presidentin. Jo se është i pari i vendit, por se e kemi “majkun ma t’majr”. Dhe “majkut t’majr” i pritet berri, i bahet fli e petulla e i jepet vend n’krye t’vendit…
Presidenti Meta ishte këtë muaj në Dibër. Rrugës u ndal te Ura e Topojanit. Për të bërë ca foto mbi Drin dhe për të parë urën e re të Edi Ramës, aty ku priten të mblidhen votat në prillin e ardhshëm.…

Lexo më shumë

Rënia e çmimit të kromit çon drejt kolapsit galeritë e Bulqizës

Mbi 30 kompani që kanë koncesione në Martanesh dhe Bulqizë kanë bërë shkurtime dhe kanë vonuar prej muajsh pagat për minatorët për shkak të rënies së çmimeve të kromit në bursa, duke zhytur në varfëri qindra familje që mbajnë frymën gjallë me punën nëntokë.

Shumë minatorë që po vuajnë mungesën e pagës shprehen se nuk kanë protestuar dhe as kanë denoncuar pranë institucioneve shtetërore, me shpresën se dita-ditës kjo situatë do të marrë zgjidhje.

Lexo më shumë

“O mirë se na erdhe!”

Të udhëtosh nga Tirana drejt Dibrës, vendlindjes, çdo herë ndjehesh mirë, aq më shumë që ky udhëtim është për festë, festën e Ansamblit Artistik “Kuvendi i Zall Dardhës”, ku do këndojnë e hedhin valle artistët më të mirë të Dardhës, aty në vendlindjen e artistëve.
Këshilli Bashkiak i Dibrës ka vendosur datën 1 gusht si Festa e Kuvendit të Zall-Dardhës, por për shkak të pandemisë, këtë vit festa u shty për në shtator.…

Lexo më shumë

Covid-19 “kyç” industrinë e turizmit

Në foto: Kulla “Hupi” në Bulqizë, një nga destinacionet e reja turistike në Dibër, e cila rrezikon të mbyllet nëse situata e krijuar për shkak të pandemisë do të vazhdojë. Foto: Sami Curri

Pandemia Covid-19 preku thuajse çdo sektor të ekonomisë. Por më e ndjeshme ishte situata në sektorin e turizmit që Shqipëria është shumë më e varur, si prej turistëve që vijnë nga jashtë, por edhe nga shqiptarët e trevave në Kosovë e Maqedoninë e veriut. Fushata e fundit “Pusho Shqip” për të stimuluar atë që quhet “turizmi patriotik”, mund të ketë mbushur plazhet, por në zonat malore, nuk duket një situatë e ngjashme.

Lexo më shumë
1 64 65 66 67 68 162