Katër këngë që frymëzojnë me dashuri dhe atdhedashuri

Periudha e pandemisë krijoji një atmosferë jo të zakonshme në shtëpitë tona, për të cilën pati shumë përpjekje për ta harruar apo për ta kaluar sa më lehtë. Njëra prej këtyre mënyrave ishte edhe krijimi i këngëve të reja, por edhe rikrijimi e riinterpretimi i këngëve të njohura, përmes mënyrave bashkëkohore të komunikimit, disa herë jo të realizuara artistikisht, por gjithmonë me një kënaqësi që buronte prej shpirtit të lirë e artistik të krijuesve.…

Lexo më shumë

Fluturon shqipja mbi Korab

Kompozitori Edmond Zhulali bashkon zërat dibranë: Kapexhiu, Methasani e Ismail Keta në këngën himn “Kjo është Dibra maja-maja” së bashku me zërat e këngëtarëve Altin Sulku, Muharem Borova dhe Lundrim Paçuku

Televizioni News 24 prezantoi  para disa ditësh një kompozim në një mënyrë ndryshe të këngës “Fluturon Shqipja mbi Korab”, të kompozitorit Edmond Zhulali – “Mjeshtër i Madh”. Vetë Zhulali pohoi se ideja për risjelljen e këngës në këtë formë, ishte e gazetarit Dëfrim Methasani, ndërsa të gjithë personalitetet që këndojnë janë nga Dibra.

Lexo më shumë

Orteku i punëve të mira

Allajbegia është një nga 22 fshatrat e Maqëllarës, por nga vlerat dhe historiku i kalon përmasat e një fshati të zakonshëm. Nëse do ti referoheshim historisë, të paktën do të dallojmë tre kulme, që i japin pikërisht ato vlera dhe atë të veçantë.

Allajbegia është një vendbanim gjashtë mijë vjeçar, ndër më të vjetrit jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Ballkan.…

Lexo më shumë

Serveti i Cerjanit, një hero i heshtur

Nuk di, nëse atë ditë fundmaji shkova të shoh fshatin e Cerjanit, Servetin, fermerin e talentuar të këtij fshati, apo të dyja njëherësh. Normalisht, që ata janë të pandashëm, një binom me dy gjymtyrë. Nuk isha vetëm në këtë udhëtim të mrekullueshëm. Ishte një ide e hershme, bashkë me profesorin e nderuar, po nga ky fshat, Hajredin Paci. Ai ka vite që banon në qytetin e Peshkopisë, por shpirtin, mendjen, zemrën, por pse jo dhe fizikisht është çdo ditë atje.…

Lexo më shumë

Fisnik Hyka, një njeri plot energji pozitive

Më 1 prill 2020, u nda nga jeta në moshën 72 vjeçare, Fisnik Izet Hyka.

Ai u lind në mars 1948 në Sopot të Dibrës. Shkollën 8-vjeçare e mbaroi në vendlindje, ndërsa në vitin 1966 mbaroi shkollën ushtarake “Skënderbej”. Në vitin 1968 mbaroi me rezultate të shkëlqyera Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, dhe menjëherë më pas, gjatë viteve 1968-1986 punoi si oficer në Gjirokastër, në funksione të ndryshme, deri Komandant Brigade.…

Lexo më shumë

Libri “Matja në gur e në dru” një thesar i etnologjisë së brezave

Janë mbushur pesëdhjetë vite qëkurse i ati i autorit i librit, studiuesi i palodhur e gjurmëlënës, Dilaver Kurti i Matit, më aktivizoi, më nxiti, më dha krah e më vlerësoi në vallen e studimeve për kulturën popullore, për traditat e më gjerë. Ky bir i Matit e nip i Dibrës ishte studiues i përkushtuar në fushën e etnologjisë, muzeologjisë, të traditave atdhetare e më gjerë.…

Lexo më shumë

Kur Dritëro Agolli vinte në parkun “Dine Doda”

Pas vizitës së Dritëro Agollit, parkut “Dine Doda”  iu shtuan dukshëm vizitorët. Për tetë muajt e vitit, nga fillim prilli e gjer në fund të tetorit, vinin këtu për të drekuar e për të shijuar natyrën magjepsëse të Muhurrit dhe për të marrë rreze në plazhin e Drinit, qytetarë të shumtë nga Peshkopia.

Patriarku i letrave shqipe, Dritëro Agolli, nxitjen për të shkruar romanin “Njeriu me top” (Tiranë 1975) e ka marrë nga një bisedë me miq të shquar dibranë, në ish – Parkun “Dine Doda”, Muhurr.…

Lexo më shumë

Xhevdet Krrashi që më mori fluturim maleve të Çidhnës

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Dhe më uli qetë-qetë brigjeve të jetës së tij në mërgim.

Në vitin 1993 isha në Rodos. Më kapi policia dhe kam ardhur 18 orë me pranga në duar nga Rodosi në Pire me një traget që quhej Milena…

Po, po, më mori siç merret zogu nga foleja e më hodhi fluturim atyre maleve ku bukuria shkrihet në heroiken.

Më mori nga ngujimi i çuditshëm përmes hapësirave të hekurta, të ngushta deri në ekstrem, të dhunshme deri në përçudnim,

Unë jam Xhevdet Krrashi, më tha.…

Lexo më shumë

Kujtim Hoxha, ikja e parakohshme e mësuesit

Nuk e kishim menduar kurrë se një ditë, do të na duhej të shkruanim këto radhë të hidhura për Kujtimin, nipin, vëllain, shokun dhe mikun tonë të shtrenjtë e shumë të vyer, një nga njerëzit më të dashur që patëm në jetë, që iku papritur dhe shumë parakohe në amshim…

Kujtim Hoxha ka lindur në fshatin Grevë të Peshkopisë me 28.…

Lexo më shumë

Luan Shatku, modeli i basketbollistit shqiptar

BIOGRAFIA E BASKETBOLLISTIT LUAN SHATKU DHE PENGESAT SPORTIVE GJATË SISTEMIT MONIST

Luan Shatku, lindur në Tiranë më 21.09.1937, nga prindër me prejardhje nga Dibra e Madhe. Basketbollist dhe intelektual i shquar, pedagog dhe arsimtar i dalluar. Që në fëmijëri, u shqua për shtatin e tij të lartë që i ngjante gjyshit të tij, Izet Shatkut (Dibra) jo vetëm nga bukuria por dhe zgjuarsia që e karakterizonte.…

Lexo më shumë
1 72 73 74 75 76 162