Jeta dhe veprimtaria e profesor asoc. dr. Vesel Hoxha

Vesel Ramadan Hoxha lindi më 20 tetor 1952 në fshatin Blliçe, bashkia Dibër. Shkollën fillore dhe 7 vjeçare i kreu në vendlindje dhe në Fush Çidhën më 1966, me rezultate të shkëlqyera. Më 1970  kreu po me rezultate të shkëlqyera Teknikumin e Minierave dhe të Gjeologjisë në Prrenjas të Librazhdit, ku diplomohet Teknik i Mesëm Markshajder. Në vitin 1975 kryen me rezultate shumë të larta Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave dhe diplomohet Inxhinier Gjeolog për Minerale të Dobishme të Ngurta.

Lexo më shumë

Një histori e mikpritjes dhe e dashurisë me dibranët

11 shkurt 1920-11 shkurt 2020, Tirana mbush plot 100 vjet si kryeqyteti i Shqipërisë. Ajo u shpall e tillë nga një vendim i Kongresit të Lushnjes, një nga evenimentet më të rëndësishme të historisë kombëtare. Më 11 shkurt të vitit 1920, qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i vendit. Tirana është qytet që e krijoi treva ku është.

Lexo më shumë

Neshat Ndreu, modeli i njeriut të suksesshëm

Neshat Ndreu është një njeri energjik, kërkues ndaj vetes, këmbëngulës për të ecur përpara. Ai është modeli, shembulli që duhet ndjekur për të kapur suksesin dhe progresin. 

Kur ne flemë, Neshati mendon, planifikon suksesin për ditën e nesërme, për ditët, javët dhe muajt e ardhshëm. Kur ne rrimë, ai ecën, kur ne ecim, ai vrapon, kur ne përpiqemi të vrapojmë apo na duket se po vrapojmë, ai fluturon.

Lexo më shumë

Hasmëria Murrja-Hasa dhe zbatimi në perfeksion i kanunit

I -PROLOG

Një ndër hasmëritë e shumta në Dibër ka qenë edhe ajo e fisit Murrja me fisin Hasa në fshatin Hotesh në Luzni. Hasmëria midis tyre kujtohet si një nga konfliktet më të ashpra të kohës. Gjendja e “luftës” ndërmjet familjeve të përfshira në konflikt ka zgjatur më shumë se një dekadë.

Hasmëria midis fiseve Murrja e Hasa është pjesa e katërt e studimit “Kronologjia e fisit Murrja në Hotesh të Dibrës”.

Lexo më shumë

Jam i lumtur kur kanë të tjerët

Në qershor të këtij viti u mbushën plot njëzet vjet ku banorët e Sllatinës festojnë festën e tyre të bukur të bjeshkës. Nisi fare rastësisht si një vullnet e dëshirë e madhe e djemve të këtij fshati që janë prej vitesh në mërgim, por ja që ajo llavë e ndezur njëzet vjet ma parë ende nuk shuhet, por flaka e saj ndriçon në të gjithë zonën e Ujemujës.

Lexo më shumë

Përcjellje për artin e Jahe Delisë

Duke lexuar materialet e këtij vëllimi, që nga reportazhet, studimet, portretet e deri te mendimet e të tjerëve për shkrimet e autorit, pa ndrojtje mund ta ndajmë në dy pjesë: shkrimet e autorit për vendlindjen me njerëzit dhe natyrën e saj, ku dominon ndjenja e dashurisë për ta, e në vijim me portretet e të tjerëve. Pra, na paraqitet Unë (Jahja) dhe Tjetri (të tjerët rreth apo më larg tij).

Lexo më shumë

Veli Torba, fermeri që nuk di të ndalet

Ai nuk arriti te shkojë më shumë se shkollimi i mesëm, ndonëse dëshirat i kishte të mëdha. Bile dhe atë e mbaroi, pa shkëputje nga puna, pasi duhej të ndihmonte familjen e tij të varfër, siç ishin të gjitha familjet e asaj kohe. Linte pas fshatin e tij të bukur malor e derdhej fushave poshtë me një çantë të thjeshtë në sqetull, me pak libra e fletore në të, por me shumë dëshira e ambicie për të ardhmen.

Lexo më shumë

Dibra apo Skavica?

Lugina e Drinit të Zi është një nga “PERLAT” më të bukura e më të pasura në tërë rajonet shqiptare. Ajo krijon një korridor të bukur natyror me shtrirje nga Kukësi në veri deri në kufi me Maqedoninë në jug në një gjatësi prej 75 km. Kjo luginë kufizohet nga male të larta që shkojnë paralel me njëri-tjetrin. Në lindje të saj shtrihet mali i Korabit, bjeshkët e Gramës, vargmalet e Deshatit, kurse në perëndim malet e Lurës, të Xharxhishtit dhe vargmalet e Pllajut.…

Lexo më shumë

Iku Qerim Sula, një mal që mbolli e rriti lisa

Po, po, një MAL, jo vetëm i Dardhës ku lindi 69 vite të shkuara, por i gjithë Dibrës, i Luginës së Drinit të Zi dhe i Nëntë Maleve.

Një LIS, nga ata lisa që i kanë rrënjë thellë në tokë, aq thellë sa nga lartësitë e malit pinë ujë në Drin…

Kam bërë njëherë një reportazh, një udhëtim ulur në vendin e parë të “Skodës” së tij, të përpjetës nga Shënlleshe në Soricë e Qan…
Asokohe shkruaja…

“Këtu kishte trojet e vjetra Eles  Isufi, “Gjenerali me Shajak“ e këtu e kishte kaluar fëmijërinë Hazis Ndreu i këngës dhe i valles popullore dibrane.

Lexo më shumë

Qerim Sula: zëri i lavdisë shekullore dibrane

Dibra, e vendosur në pjesën e brendshme të truallit arbëror, nëpër shekuj luajti rolin vendimtar si qendër politiko-administrative, strategjike dhe ekonomike të trevave shqiptare. Jo rastësisht në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në dhjetor të vitit 1912, Dibra u bë objekt debati midis përfaqësuesve të shteteve pjesëmarrëse, të cilat për fat të keq e ndanë atë më dysh. Përballjet e panumërta historike dhe përplasjet e egra me armiqtë shekullor, e mësuan popullsinë dibrane të përshtaste forma organizative-shoqërore që edhe në kushtet më të egra të pushtimit, të mbijetonte e papërkulur në lirinë e vet.…

Lexo më shumë
1 71 72 73 74 75 162