Më preve në besë, o Qerim Sula, më preve në besë si burra… Kisha vendosur disa herë se do të shkruaja për jetën dhe veprën tënde artistike ndër vite. Kishim biseduar bashkë disa herë, kishim biseduar edhe kur vije në lokal “Bar Kinostudio”, i shoqëruar së bashku me Razien, pas një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë që kalove në zemër. Ishte jo vetëm një kënaqësi të shkruaja për ju, por edhe një përgjegjësi e madhe, por gjithmonë modestia jua më kishte stepur, ma kishte prerë hovin.…
Lexo më shumë