Vranezet e Staravecit

 

Setki Vranezi nuk ishte më shumë se dy trembëdhjetë vjeç, kur i ngjitej babait të tij, Bedriut, duke e ndihmuar për të kullotur e mbarështuar bagëtitë. Disa ishin të fshatit e disa ishin të familjes. Nisi kështu një dashuri e një pasion, që nuk do të shuhej kurrë, duke u transmetuar më tej, ashtu siç kishte ardhur deri aty i trashëguar në breza.…

Lexo më shumë

Mësuesja që shkruan poezi…

Në qytetin verior të Bulqizës mësuese Barie Çupi e njohin të gjithë, simësuese e përkushtuar pas gjuhës frënge, lëndë të cilën e jep në Shkollën 9 vjeçare “Shefqet Tançi” në Bulqizë, por nxënësit dhe kolegët e saj e njohin dhe si një poete, mbasi herë pas here publikon poezi në rrjetet sociale.
Pasioni i saj për gjuhën e letërsinë, leximin por edhe të shkruajë e ka shoqëruar që në shkollën e mesme por edhe ne studimet universitare… Poezia e mësuese Barie Çupi vjen natyrshëm, e shkruar bukur e me frymëzim.…

Lexo më shumë

fjalë e frazeologjizma të rralla

 

Fjalë të rralla

DH
► dh’giell: Thëngjill-i, gaca.
► dhajshta (të): Njësoj me të dhirta, prej dhie. Gjithçka që bëhet me lesh dhish, por edhe tufa e dhive. Mutaf i dhajshtë. Çorape të dhajtë. Të dhajshta e të leshta kam 50 krerë (dhi e dele kam 50 krerë).
► dhemës / dhémës-a, por edhe dhém’s-a: Vemje. Njëlloj me vem te Çabej, larva leshtore e disa fluturave, e cila dëmton pemët dhe barishtet.…

Lexo më shumë

Dy gungaçët

Një burrë gungaç e zuri nata në rrugë dhe, ngaqë ishte ftohtë dhe nuk pati asnjë vend strehimi, u fut në një mulli, ku, të paktën, ishte ngrohtë dhe i mbrojtur nga bishat e malit. E zuri gjumi shpejt dhe nuk dihej kur do të ishte zgjuar, sikur në mes të natës të mos kishte shkuar në mulli një ushtri e madhe artistësh, ku disa u binin veglave, disa këndonin dhe disa kërcenin.…

Lexo më shumë

Kongresi i Dibrës, kongresi i zgjimit të ndërgjegjes sonë kombëtare

 

Nga Sakip Cami

Kongresi i Dibrës u mbajt nga data 23-29 korrik 1909. E veçanta e këtij kongresi është se ai organizua nga xhonturqit për qëllimet e tyre, për të shprehur afërsinë e shqiptarëve me turqit dhe u kthye në një kongres proshqiptar falë këmbënguljes së shumicës së delegatëve shqiptarë. Fakti që Kongresin e organizuan xhonturqit, debatet e ashpra të zhvilluara gjatë punimeve të tij kanë lënë të hapur shtegun për një interpretim jo të saktë të vendimeve të dala prej tij.…

Lexo më shumë

Dritan Jashari, këngëtari i epikës dhe lirikës

Këtë radhë u bë sebep këngëtari i muzikës popullore dibrane Dritan Jashari që dibranët me banim në Tiranë t’i iknin sado pak vapës së madhe të korrikut e të udhëtonin për në qytetin e bukur të Peshkopisë. Më 21 korrik 2019, këngëtari i njohur Dritan Jashari u nderua me titullin “Nderi i kulturës dibrane”, dhe me kwtw rast, në Pallatin e Kulturës “Haki Stërmilli” Peshkopi u zhvillua njw veprimtari e madhe.…

Lexo më shumë

Dëshmori Artan Cuku – Meteori që s’do shuhet kurrë

 

Impresionet e jashtëzakonshme dhe vlerësimi im për dimensionin, vlerat morale e intelektuale dhe profesionale, talentin dhe madhështinë e figurës së Drejtorit të Policisë Artan Cuku, më çojnë deri atje sa që në mënyrë metaforike do ta krahasoja atë me një trup qiellor të shndritshëm“Meteor” të pashuar që vezullon e lëviz në sistemin tonë diellor. Shpirti i tij prehet në paqe atje lart në univers.…

Lexo më shumë

Edhe një kërcimtari fluturues mund t’i shtohet tempi i valles

U njohëm në fillimvitet ’70 në auditoret e ILA, (sot Akademia e Arteve të Bukura), vite shprese, kulturimi e qytetërimi për ne, si për gjithë rininë shqiptare. Po hapnim një faqe të re në rrugëtimin tonë jetësor dhe profesional. Do gatuanim e farëzonim dhuntitë tona artistike nga mjeshtrit më në zë të shekullit. Do njiheshim me veprat artistike dhe talentet më të mëdha të kombit dhe po futeshim në hullitë e një misioni të madh për të lënë gjurmët tona në trashëgiminë artistike kombëtare.…

Lexo më shumë

Rruga e Arbrit: Janë realizuar 40% e punimeve

Rrok Gjoka, Presidenti i Kompanisë “Gjoka Konstruksion”: “Tuneli do të bëhet! Shembja në tunelin e Murrizit është në një gjatësi 60 metra. Inxhinierët po merren me studimin dhe shumë shpejt do t’i propozojmë Ministrisë së Infrastrukturës zgjidhjet teknike”.

Më 18 korrik, ashtu sië është bërë zakon vazhdimisht nga zyra e Kryeministrit, në profilin e tij në facebook është përcjellë një video-informacion 50 sekonda mbi ecurinë e punimeve në Rrugën e Arbërit.…

Lexo më shumë
1 89 90 91 92 93 162