… Lexo më shumëPas 12 vitesh vendosëm të mbyllim peticionin online për Rrugën e Arbërit. Para se ta bëjmë këtë, duam të falenderojmë me gjithë zemër të gjithë përkrahësit e peticionit, që jashtë ngjyrave politike na mbështetën deri në fund. Ne përmbushëm një detyrim moral ndaj Dibrës dhe vendit.
Refuzimi qeveritar, edhe pse i papranueshëm dhe i dënueshëm, u zventua para mbështetjes që mijëra bashkëatdhetare na dhanë që në fillim në të gjithë hapësirën shqiptare, nga mërgata si dhe nga miqtë dhe dashamirësit e huaj të Shqipërisë dhe kombit tonë.
Mbyllet peticioni për Rrugën e Arbërit

Balluku: “Rruga e Arbrit ka qenë në qendër të një debati të madh publik. E kam përsëritur disa herë dhe do ta përsëris edhe sot: kontrata e rrugës së Arbrit është e lidhur me “çelsa në dorë”, pra me të gjitha punimet e përfshira.
Prej shumë dekadash Skavica është bërë “gogoli i dibranëve” nga të gjithë krahët e politikës, sa herë ato kanë ardhur në pushtet, të majta apo të djathta. Parlamenti dhe qeveria, nga tribuna të shpresës, janë kthyer në sytë e popullit në arena zëniesh, sharjesh e fyerjesh në maksimumin e mundshëm, duke na qeverisur me platforma politike dhe ekonomike të paqëndrueshme, pa u fokusuar në investimet prodhuese.…