Nga Prof. Adem Bunguri
Një faqe mjaft interesante e jetës kultike dhe shpirtërore të banorëve të epokës së bronzit, është përjetësuar në shkëmbin e Kojzakut, që ndodhet midis fshatrave Gjur-Reç, Tharkë dhe Arat e Poshtme të zonës së Reçit1. Në anën perëndimore të guvës, hapet një tarracë e gjërë, e përshtatshme për banim, e njohur me emrin “Kalishte”, ku ruhen gjurmët e një vendbanimi prehistorik dhe antik ose antik të vonë2.…
Lexo më shumë
Maqellara është ndër trevat e shquara të Dibrës. Ajo ka një histori të pasur me veprimtari patriotike gjatë kohëve të vjetra e deri në Luftën e Dytë Botërore (ajo e luftës Nacionalçlirimtare). Nga gjiri i popullit të Maqellarës kanë dalë patriotë emri të cilëve i ka kaluar kufijtë e Dibrës dhe Shqipërisë siç janë Iljas Pashë Dibra, Ismail Strazimiri, Ramiz Dibra, Ramiz Varvarica (heroi i popullit), Nazif Grazhdani, Sadulla Strazimiri, Nazmi Rushiti (heroi i popullit) e deri tek Mentor Qoku, më të rinjtë Xhelil Gjoni, Sali Stafa, Rakip Dançe, Musa Rama, Verdi Kadria, Drita Strazimiri, deputetët Dine Maqellara, Gani Strazimiri, Abdulla Baftjari, Kimete Goxhi, Ilir Gjoni, Agron Qoku etj.…
Nëse do të bënim një panoramë të shkurtër gjeo-historike të Dibrës, ia vlen të ndalemi në disa momente më pikante të saj. Padyshim, duke qenë zonë kufitare, por edhe atdhetare, në trevat e saj janë zhvilluar pak më shumë se gjysma (18 gjithsej) e betejave që kreu Skënderbeu kundër turqve (18 gjithsej). Në vitin 1909 zhvilloi punimet Kongresi i Dibrës së Madhe me delegatë nga e gjithë Shqipëria dhe që mbështeti kërkesat e Lidhjes së Prizrenit (1878) Lidhjes së Pejës dhe Kongresit të Manastirit (1908), ku u vendos alfabeti i gjuhës shqipe.…
Dhjetra vite ma parë, nga vitet shtatëdhjetë, atëherë djalosh i ri e krejt ëndra për jetën, Ferit Ferati e la Sllovën, vendlindjen e tij të bukur dhe u shpërngul përfundimisht në metropolin shqiptar, Tiranë, me punë dhe shtëpi, një ëndërr e shumë prej djemve të Ujemujës në ato vite. Shumë kush foli si nën zë:”Feriti iku, na e ktheu shpinën, nuk do të kthehet më kurrë”.…
Familja e madhe e Ndreut në Sllovë përgjatë viteve gjithmonë ka nxjerrë njerëz që bënë emër në histori. Nuk ishte vetëm Elez Isufi e Sufë Xhelili, Cen Elezi e Dali Ndreu. Jo, sado të errësohet realiteti e vërteta është e vërtetë si dita dhe nuk mund të mbulohet dielli me shoshë.