Qafë Buall-Krastë, 16 km e “rrugës së vdekjes”, që po izolojnë Martaneshin

Nga Arjeta Cuka

E zhytur në pasuri natyrore krahina e Martaneshit ka ngelur peng i një rruge të gjatë prej 16.7 km. Njësia vendore akuzon firmën, që merret me mirëmbajtjen, se nuk bën as 10% të punimeve, duke e kthyer në një “rrugë vdekjeje”, ndërsa ARRSh thotë se kjo është e vetmja formë mirëmbajtjeje. Bizneset e kësaj zone derdhin në arkën e shtetit dhe atë të bashkisë rreth 4.5 milionë dollarë në vit taksë dhe rentë minerare, por institucionet deklarojnë se nuk kanë lekë për rehabilitimin e saj.

Lexo më shumë

Gazmend Hajdaraga i Dibrës së Madhe

Nga Osman Xhili

Ai tani po u drejtohet të tetëdhjetave, por pamja e fiziku i tij të japin përshtypjen e tre dekadave më pak. Ndoshta dhe faqet e një libri nuk do të mjaftonin për të treguar e përshkruar jetën e tij të gjatë, të mbushur plot e përplot me ngjarje, disa të bukura e të këndshme, të tjera të dhimbshme e të trishta.…

Lexo më shumë

Prof.asoc.dr.Ali Tonuzi – kirurgu vitreoretinal që kryen ndërhyrjet më të ndërlikuara në sy

Nga Halil RAMA

Libri “Laseri në Oftalmologji” është konceptuar të shërbejë si një bashkudhëtar i fuqishëm për oftalmologjistët klinikë dhe siguron një ilustrim të mirë të koncepteve bazë të terapisë së laserit për shoqërime okulare të ndryshme të lidhur me kapakët, kornën, kristalinin dhe retinën”, – shprehet ndër të tjera prof.Zhugli
Pas tri dekadash pa ndërprerje në gazetari, me sytë mbërthyer nga ekrani i kompjuterit, konstatova dëmtimin e perdes së syrit, një patologji kjo problematike që konsiston në zvogëlimin e imazhit të gjërave të largëta dhe të larta.…

Lexo më shumë

DIBRA PAS PAVARËSISË KOMBËTARE (1912-1918)

Nga Akademik Kristo Frashëri

(Marrë nga libri “HISTORIA E DIBRËS” )

Populli dibran e priti me entuziazëm shpalljen e pavarësisë kombëtare, për të cilën kishte luftuar shekuj me radhë. Por gëzimi nga vendimi historik i Vlorës u përzie me një ndjenjë të thellë zemërate kundër okupatorëve të rinj të atdheut. Për më tepër, atë e pushtoi një shqetësim i madh për fatin e mëtejshëm të trevës dibrane, të cilën e lakmonin dy nga shtetet fitimtare të luftës ballkanike – Serbia dhe Bullgaria.…

Lexo më shumë

Veprimtaria jubilare për 100 vjetorin e fitores së Dibrës ndaj pushtuesve serbë më 1921

Me 20 tetor 2021, në një nga sallat e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në Tiranë u mbajt një tubim organizuar nga Unioni i Shoqatave të Bulqizës (Bulqizë, Grykë e Vogël, Grykë e Madhe, Gollobordë e Martanesh). Veprimtaria kushtuar 100 vjetorit të luftës 9 vjeçare të Dibrës(1912-1921) u mbyllën me një sesion Jubilar me tematikë historike.
Morën pjesë qytetarë nga Bulqiza, intelektualë e studiues të historisë nga trevat e Dibrës, Bulqizës, Gollobordës e Martaneshit.…

Lexo më shumë

M u l l i r i

Nga dr. Besnik RAMA

Për të shkuar në mulli, pasi të dilje nga fshati, duhej të merrje një të tatëpjetë që kishte vetëm dy segmente pak të rrafshëta. Vajtja në mulli ishte një nga kënaqësitë fëminore.
Gëzimi fillonte të pakën një ditë para kur në shtëpi bëhej gati drithi që duhej bluar dhe na dërgonin në lagjen tjetër te shtëpia e të zotit të mullirit, që të pyesnim do të kishte shumë radhë apo jo në mulli të nesërmen.…

Lexo më shumë

Elez Rasha, burri i mençur i Dardhës

Nga Shaqir Çerpja

Sa herë kujtoj, mendoj, meditoj a shkruaj dhe sa herë të flitet a të këndohet për patriotin e shquar dhe luftëtarin e paepur të çeshtjes sonë kombëtare, trimin e trimave, gjeneralin me shajak, Elez Isufin, mua, në mendje më vjen dhe kujtimet m’i zgjon, m’i ndez e m’i freskon edhe një emër tjetër, një Elez tjetër, një bir e burrë Dardhe, Elez Rasha.…

Lexo më shumë

100 vjet Shkolla shqipe e Ploshtanit

Nga Ismen Brika

Për zhvillimin e arsimit në Lumë e në veçanti për shkollën e Ploshtanit, kanë shkruar Prof. Shefqet Hoxha, ‘Mësuesi i merituar’ Isa Halilaj, anëtarët e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane, Xhavit Lashi, Fatos Daci, historiani Xhemal Domi, Dr. Shefqet Domi, Dr. Fejzullah Gjabri, Muharrem Mezini, Jahe Delia, Mevlan Lushi etj. Në mënyrë të veçantë e të detajuar, kanë shkruar kryesisht bashkëpunëtori i vjetër shkencor, Beqir Shehu, e mësuesi veteran Metush Skeja.…

Lexo më shumë

Xhelal Hysa, heroi që rron në përjetësi

Nga Shaqir Çerpja

Koha, ditët, muajt dhe vitet, ashtu si njerëzit, ato kanë historinë dhe biografinë e tyre. Se, ashtu si njerëzit, që lënë gjurmë në kohë, edhe koha len gjurmë në jetën e njerëzve, në kujtimet dhe kujtesën e tyre. Viti 1985, dimri i madh i atij viti, ka lënë gjurmë të thella dhe mbahet e do të mbahet mend gjatë, shumë gjatë.…

Lexo më shumë

Një vit pa Avni Xhepën

Në plejadën e ushtarakëve tanë që i shërbyen atdheut me përkushtim e devotshmëri të lartë është edhe Avni Xhepa. Për katër dekada si oficer, fillimisht në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në reparte e njësi të ndryshme ushtarake ai krijoi profilin e ushtarakut me karrierë të shkëlqyer.
Avniu u lind në Vleshë të Dibrës me 10 Korrik 1932. Ai ishte vetëm 7 vjeë kur mbeti jetim nga të dy prindërit.…

Lexo më shumë
1 21 22 23 24 25 86